Koronavirusi po “gjunjëzon” ekonominë e skuadrave italiane, alarmin e jep Giuseppe Marotta: Klubet rrezikojnë falimentin
13 Nëntor 2020, 19:21Nga DOSJA
MILANO– Situata në futbollin italian po rezulton të jetë shkatërruese. Alarmin e jep Administratori i Deleguar i Interit, Giuseppe Marotta thekson se shumë klube janë shumë pranë rrezikut të mosdhënies së pagesave të futbollistëve dhe stafeve të punonjësve si dhe u shpreh se duhet gjetur zgjidhje të menjëhershme për të dalë nga kriza shkaktuar nga Covid.
“Ky virus kishte një ndikim të dhunshëm, kryesisht në shëndet, duke krijuar një gjendje alarmi në çdo ekip. Problemi i madh sot futbolli është se kostoja e punës është joproporcionale me qarkullimin që është bërë Po kalojmë një moment shumë të vështirë dhe jemi pranë dështimit për të dhënë pagat e punonjësve, ndaj qeveria duhet të kthejë sytë edhe nga futbolli.
Marotta i ka bërë apel qeverisë të ketë në konsideratë edhe futbollin, teksa ka evidentuar se tashmë të ardhurat e klubeve të futbollit kanë rënë ndjeshëm, duke filluar që nga ato prej biletave.
Shpenzimet janë rritur edhe më shumë në këtë periudhë pandemie, ndërsa të ardhurat janë përgjysmuar. Interi ka pasur rreth 50 milionë euro të ardhura vetëm nga shitja e biletave, që shkojnë shumë më tepër nëse përfshihen edhe aktivitete të tjera promocionale. Ne jemi nga taksapaguesit më të mëdhenj të shtetit italian dhe të paktën shtyrja e pagesës së taksave, do të ishte një bonus shumë i madh në këtë periudhë”, u shpreh Marotta.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ANGLI-Piloti i Mercedes Lewis Hamilton është me një dorë te titulli i rradhës. Të dielën britaniku ka mundësi të barazojë legjendën e Formula 1, Michael Schumac...
TIRANË– Në një intervistë për emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë gruaja e Selman Stërmasit, ikonës së futbollit në Shqipëri. Nezihat Stërmasi në S...
TIRANË– Nezihat Stërmasi gruaja e ikonës së futbollit Selman Stërmasi, ka së fundmi folur në lidhje me martesën, familjen si dhe njohjen me ish-futbollist...
BOLIVI – Mbrëmë Bolivia humbi në shtëpi 2-3 ndaj Ekuadorit, takimin e tretë për eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022. Në pushimin mes pjesëve, ndodhi një ng...
EGJIPT – Federata Egjiptiane e Futbollit ka njoftuar në “Twitter”, se Mohamed Salah ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Sulmuesi i Liverpulit nuk paraqet...
TORINO-Paolo Dybala është rikthyer të flasë për koronavirusin. Sulmuesi argjentinas muaj më parë rezultoi i infektuar me COVID-19,ndërsa tani lojtari nuk ka fri...
ANGLI – Boksieri Florian Marku ka befasuar të gjithë me rikthimin e tij, ku mundi kundështarin britanik Muma Muemba në më pak se 2 minuta.Pas ndeshjes, sportist...
SHKUP-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mëngjesin e sotëm së bashku më zv.kryeministrin, Artan Grubi, mirëpritën futbollistët e përfaqësueses për ...
BUENOS AIRES – Argjentina ka marrë vetëm një barazim 1-1 në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës kundër Paraguajit. “Çelestët”, të cilët luanin në Bue...