Sport

Futbollisti i Lazios sikur jeton në Shqipëri, Lotito mburret me avionin e ri, mesfushori shpërthen: Kur do e marrim pagën?

13 Nëntor 2020, 21:25 Nga DOSJA

ROMË– Ndërsa Lazio vazhdon të merret me kaosin lidhur me çështjen e tamponëve, një tjetër “dhimbje koke” për klubin vjen nga rrjetet sociale dhe në veçanti disa “thumba” nga futbollisti Luis Alberto. Mesfushori postoi një story në Instagram ku shkruhej: Gjithçka shumë bukur nga brenda, por kur do të merreni me njerëzit që janë brenda?

Një mesazh i fshehtë por siç doli më vonë, është një referencë e diskutueshme për një çështje të prapambetur. Konfirmimi erdhi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Twitch, gjatë së cilës ata që e pyetën për aeroplanin, spanjolli u përgjigj:

“Po, unë e pashë aeroplanin, ata blejnë gjëra por nuk na paguajnë ne.”28-vjeçari i referohet pagave të prapambetura nga sezoni i kaluar, kur klube të ndryshme vendosën të shkurtojnë një pjesë të pagave gjatë pandemisë në Itali.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lazio luis alberto lazio luis alberto

Sondazh

Poll