Sport

Dybala mes pankinës e një rinovimi që nuk po vjen: Nga Spanja mund të vijnë paratë që do Juventus

14 Nëntor 2020, 10:09 Nga DOSJA
Dybala mes pankinës e një rinovimi që nuk po vjen: Nga Spanja

TORINO-Kohë të vështira në shtëpinë e Juventus për Paulo Dybala mes dëmtimeve e një rinovimi të kontratës që për momentin mbetet pezull. Dybala ka dëshirë të kthehet protagonist e të shkëlqejë në Juven e re, por ka sigurisht një kondicion fizik jo në maksimum që nuk e ndihmon të gjejë hapësirat që do të donte.

Argjentinasi nuk mendon asgjë tjetër vec Juves, transferimi në një klub tjetër nuk bën pjesë në planet e tij, por kërkon një rinovim deri në 2025, me garancinë të jetë në qendër të projektit bardhezi e me një pagesë prej top-playeri, më e ulët vetëm se e Cristiano Ronaldos, gati dyfishi i 7,5 milionë euro që merr aktualisht. StadioSport raporton se Dybala mund të bashkohet me trajnerin argjentinas, Diego Simeone, tek Atletico Madrid.

Spanjollët e kanë gati formulën e transferimit, teksa do të ofrojnë para dhe kartonin e Alvaro Morata. Media italiane shkruan se Atletico Madrid do të ofrojë 35 milion euro, ndërkohë që Juventusi nuk do të paguajë 35 milion eurot e tjera për transferimin përfundimtar të sulmuesit spanjoll.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atletico madrid dybala juventus atletico madrid dybala juventus

Sondazh

Poll