Politike

‘Them ato që ndjej’/ Selimi përballë Gjykatës në Hagë: Deklarohem i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës

11 Nëntor 2020, 10:51 Nga DOSJA
‘Them ato që ndjej’/ Selimi përballë Gjykatës

HAGË– Ish-komandanti Rexhep Selimi deklaroi para Gjykatës së ndihet i pafajshëm në lidhje me të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.

Selimit iu është kërkuar dhe një herë që ta përsëriste deklaratën e tij pasi sipas trupës gjykuese duhet ta thotë me bindje. Ai iu përgjigj se gjithmonë deklaron ato që ndien.

‘Kam pasur kohë mjaftueshëm që të shoh aktakuzën. Dua të deklarohem se ndihem i pafajshëm për të gjitha pikat në aktzakuzë. Unë zakonisht i deklaroj ato që i ndjej, po e përsëris për procedure, unë deklarohem i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.’- u shpreh Selimi.

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Selimi është zyrtari i katërt që është prangosur për krime lufte dhe që po përballet me togat e zeza. Deri më tani me aktakuzën janë njohur dy ish-kryeparlamentarët e Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-presidenti Hashim Thaçi, të cilët janë deklaruar të pafajshëm.

Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

LAJMI KRYESOR: Akuzohet për krime lufte/ Rexhep Selimi para Gjykatës Speciale, deklarohet i pafajshëm: Luftën e nisa me Adem Jasharin, luftova kundër Serbisë. Nder të jem në anën UÇK-së

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kosova ne hage rexhep selimi ne hage kosova ne hage rexhep selimi ne hage

Sondazh

Poll