Politike

‘COVID-19 nxit vetëvrasjen’/ Rama “shpjegon” aktin e rëndë: Ka ndodhur edhe në botë, s’është e vërtetë që mj

11 Nëntor 2020, 10:16 Nga DOSJA
‘COVID-19 nxit vetëvrasjen’/ Rama “shpjegon” aktin

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe atë të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpjeguar rastet e vetëvrasjes të të infektuave nga pandemia e koronavirusit. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se nuk ndodh për shkak të kushteve në spitale, por janë efekte të infektimit nga pandemia. Sipas tij, akuzat e opozitës nuk qëndrojnë pasi raste të tilla kanë ndodhur edhe në botë.


“Shpresat e lodhura për pushtet i kanë mbështetur tek ëmdrra e një katastrofe mjekësore. Janë brë zëdhënës të panikut, çorodisë dhe pesimizmit të fabrikuar për të krijuar sa më shumë dëshpërim në popull, përmesa sajesave që dëmton moralin e mjekëve dhe infermierëve. Është e pajustifikueshme me asgjë që t’u thuhet njerëzve që spitalet janë në kolaps. Edhe mund të ishin por nuk janë. Njerëzit dergjen dyshemeve por nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë që mjekimi bëhet në autoambulanca, falë ndihmave të ndonjë media që e ka raportuar këtë. Qeveria po vjedh prandaj numri i infektimeve dhe vdekjet po rriten. Është absurde. Fakti është që numrat po rriten kudo. Po vjedh kancelarja gjermane? Po vjedh presidenti dhe qeveria franceze? Është absurd që nuk vjen nga paditura, por qëllim dashakeq për të armiqësuar njerëzit me qeverinë. Vulgare dhe e dënueshme për një pushtet që nuk kanë shans ta rimarrin. E kishin dhe e shpërdoruan. Nuk na gjeti virusin me qeverinë që na lanë ata. Nuk i gjeti pavioënt pa çarçafë dhe batanije. Nuk i gjeti të sëmurët pa aspirina në spital, lëre pastaj me protokolle. Atëherë do të kishim parë ç’do të thotë tragjedi kombëtare. Si mund të gënjehet në këtë farë feje? Si organizohet një sulm i tillë pa fakte e shifra? Si mundet që të ngrihet këtu teza që njerëzit vetëvriten për shkak të kushteve në spital? Bini dhe iu në këtë kurth sepse nuk merrni përsipër të bëni një kërkim të thjeshtë, për të parë që shifrat botërisht tregojnë që një nga pasojat e futjes së këtij armiku është edhe nxitja për të vrarë veten. Është materializuar në shifra. Nga marsi në gusht në Itali kanë vrarë veten. Në Francë është rritur numri i vetëvrasjeve, lidhen me COVID. Ka qënë nëpër lajme. Ajo e mjekut të klubit të famshëm. 4 persona në Gjermani, në Britani, etj. kanë vrarë veten prej frikës,”-u shpreh Rama. 

LAJMI KRYESOR/ Paketë e 3-të ekonomike për COVID-in! Rama s’kursehet ndaj opozitës: Neveri për ju! Vaksina do jetë falas, u mbyllëm sepse infektohemi në ‘party’

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret 11 nentor 2020 edi rama rama me gazetaret 11 nentor 2020

Sondazh

Poll