Politike

Kryeministri justifikon vetëvrasjet, Rama bën skedën: Qeveria jonë i nxit këto? Edhe në Ukrainë, Francë e Britani kanë

11 Nëntor 2020, 10:22 Nga DOSJA
Kryeministri justifikon vetëvrasjet, Rama bën skedën: Qeveria

TIRANE- Kryeministri Edi Rama në një metodë të padëgjuar më parë, gjatë konferencës sot me gazetarët, ka listuar vetëvrasjet në vendet e tjera në Evropës, duke mohuar që shkak të jetë mungesa e trajtimit psikologjik në spitale, por një fenomen që ndodh kudo. Rama tha se situata është e njëjtë në të gjithë Evropën, ku përmendi edhe Ukrainën dhe Greqinë.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Vetëvrasja është e provuar edhe në vendet e tjera, Francë, Britani e Madhe dhe Rusia. Nga frika që paralajmërohet nga ekspertët e shëndetit në këtë situatë. 4 pacientë të vetëvrarë në Ukrainë, 2 burra janë hedhur nga dritarja e spitalit të Kievit numër 4. Është raportuar se të dy ishin me COVID dhe kanë përjetuar atë stres të tejshkajshëm. Në 19 tetor një grua është hedhur nga spitali Aleksandër ku po trajtohej me COVID dhe ditën tjetër një burrë i infektuar me COVID është hedhur nga dritarja. Qeveria e Shqipërisë i nxit këto vetëvrasje në botë? Se dëgjova dhe një kolegun tuaj dje, se thoshte që vetëvrasja nxitet nga zhurma e aparaturave të oksigjenit që janë të vjetra. Edhe në Greqi që është më afër kanë ndodhur këto. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll