Politike

Rama: Kemi 30% të strukturave spitalore të lira, shkoni shihni COVID4, janë gati shtretërit dhe sallat

11 Nëntor 2020, 10:38 Nga DOSJA
Rama: Kemi 30% të strukturave spitalore të lira, shkoni shihni COVID4,

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka garantuar se Shqipëria ka 30% të kapaciteteve të lira për të shtruarit me COVID-19. Rama tha se situata në Evropë është e rëndë, por në vendin tonë, numrat nuk janë jashtë kontrollit.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Sot që flasim, në strukturat COVID kemi 30% të kapaciteteve të lira akoma dhe ju lutem shumë, jeni të ftuar të vizitoni spitalin COVID 4 se s’ka ende pacientë, s’ka rrezik për ju dhe asnjë problem për stafin. Shkoni të gjithë dhe tregojuani njerëzve, ja ku janë shtretërit ja ku janë sallat. Cfarë domethënë kjo spitalet në kolaps? Mund të ishin por s’janë. Shihni Belgjikën, shikoni foto dhe video nga spitalet në zemër të Evropës, i keni pacientët në korridoret. Ca do themi ne? Që ne jemi më të zotë? Që ata janë në Afrikë? Jo, por janë numrat. Belgjika ka investuar për të dyfishuar kapacitetet. Shihni Holandën, që për nga pasuria, shkenca dhe përparimi mes kampionëve të botës. A e kuptoni çfarë po i bëni këtij mileti? Duke krijuar çmendurira? Janë aparaturat gati, se falë zotit i kemi shifrat shumë më pak nga sa prisnim. Si mund të merret oksigjeni në shtëpi? Pa mjekë dhe kontroll? 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll