Politike

Balla: Basha fshehu kasetën e filmimeve dhe nuk e vuri në dizpozicion të hetimeve për krimet serbe në Kosovë

11 Nëntor 2020, 10:27 Nga DOSJA
Balla: Basha fshehu kasetën e filmimeve dhe nuk e vuri në dizpozicion

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë një postim kushtuar masakrës së Krushës së Madhe në komunën e Rahovecit në Kosovë, një prej masakrave më të mëdha të serbëve ndaj popullit të Kosovës, ku mbetet mister fati i 65 personave ende të pagjetur.

Balla deklaron se e vetmja kasetë filmike e plotë e kësaj masakre, sipas poseduesit të saj Milaim Bellanica ia kishte dorëzuar Lulzim Bashës, në atë kohë punonjës/përkthues i UNMIK.

Balla i bën thirrje Lulzim Bashës të përgjigjet sot ku e ka fshehur këtë kasetë filmike dhe t’ia kthejë këtë provë të rëndësishme Kosovës dhe drejtësisë!

Postimi i Taulant Ballës

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll