Politike

I qeshur përballë togave të zeza në Hagë, Selimi: Po unë kam luftuar kundër Serbisë, doja që drejtësia të bëhej në

11 Nëntor 2020, 10:38 Nga DOSJA
I qeshur përballë togave të zeza në Hagë, Selimi: Po

HAGË–Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi është shfaqur i qetë përballë Gjykatës në Hagë. Ai u shpreh se do të bashkëpunojë me këtë gjykatë pavarësisht se në deklaratën e tij tha se nuk ka qënë dakord për themelimin e saj pasi donte që drejtësia të bëhej në Kosovë. Ai tha se ka luftuar kundër Serbisë pasi ajo i ka bërë shumë të këqija Kosovës.

‘E di që këtu nuk është momenti dhe vendi që të flas për ligjitimitein për këtë gjykatë duke e ditur që këtë e ka themeluar Kuvendi i Kosovës. Unë si deputet e pata kundërshtuar themelimin e kësaj gjykate, pasi doja që drejtësia të bëhej në Kosovë. Pasi Kosova shpalli pavarësinë, Serbia e pati paditur në Gjykatën Ndërkombëtare të Serbisë se shpallja e pavarësishe ishte e paligjshme. Vendimi ishte në favor të Kosovës dhe i dha legjitimitet. Pak muaj pas këtij vendimi Serbia përmes senatorit big marty nxori një raport si kundërpeshë ndaj pavarësisë së legjitimuar, prandaj mendoja se nuk duhej ngritur një gjykatë antishqiptare antikosovë. Sot nuk jam si deputet qe kam kundërsgtuar jam si luftëtar i ushtrisë clirimtare të Kosovës përballë një aktakuze, i vetëdijshëm për rëndësinë dhe seriozitetin e kësaj cështje. Rolet këtu i kemi të ndara palët jemi të ndryshme, më bëni të besoj se këtu do të jetë drejtësia dhe e vërteta. Aktakuza ishte e rëndë voluminoze dhe e padrejtë ndaj meje dhe popullit. Ne ishim një popull i shtypur që lufton për liri, ne bëmë një luftë të pastë dhe të drejtë dhe do të jetë e tille ndaj këtij procesi. Secili do të bindet se unë nuk kam të bëj me krimet sic cilësohem në këtë aktakuzë. Po unë kam luftuar kundër Serbisë, kundër Serbisë që i ka sjellë vetëm të këqija vendit tonë. Unë e kam bërë vetëm detyren time si qytetar i vendit tim. Unë jam vec një clirimtar që luftën e kam nisur me Adem jasharin dhe e kam përfunduar me Naton.’

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Selimi është zyrtari i katërt që është prangosur për krime lufte dhe që po përballet me togat e zeza. Deri më tani me aktakuzën janë njohur dy ish-kryeparlamentarët e Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-presidenti Hashim Thaçi, të cilët janë deklaruar të pafajshëm.

Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

LAJMI KRYESOR: Akuzohet për krime lufte/ Rexhep Selimi para Gjykatës Speciale, deklarohet i pafajshëm: Luftën e nisa me Adem Jasharin, luftova kundër Serbisë. Nder të jem në anën UÇK-së

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rexhep selimi ne hage rexhep selimi ne hage

Sondazh

Poll