Politike

Paketë e 3-të ekonomike për COVID-in! Rama s’kursehet ndaj opozitës: Neveri për ju! Vaksina do jetë falas, u mbyllëm se

11 Nëntor 2020, 10:10 Nga DOSJA
Paketë e 3-të ekonomike për COVID-in! Rama s’kursehet ndaj

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer keq ndaj opozitës në konferencën e përjavshme për shtyp, e cila kësaj herë ka pasur një qendër pandeminë e koronavirusit. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha dhe të presidentit Ilir Meta lidhur me situatën e pandemisë në vend duke i akuzuar se po përhapin panik tek qytetarët. Por pavarëisht akuzave, Rama duket se e ka marrë parasysh propozimin e bërë nga Basha për ndihmë ekonomike ndaj të prekurve nga pandemia duke iu rimbursuar ilaçet. Edhe pse nuk e përmendi numrin një të PD-së, Rama shtoi se paketa ishte në projektim e sipër dhe se do të publikohej shumë shpejt, dhe se në të do të përfshiheshin edhe familjet në ndihmë ekonomike.

Lidhur me vetëvrasjet e ndodhura nëpër spitalet ku po trajtohen pacientët e infektuar nga pandemia, numri një i qeverisë solli raste të vendeve në botë, duke shtuar se Shqipëria nuk është i vetmi vend që ka episode të tilla, që sipas tij shkaktohen nga ankthi i sëmundjes. Lajmeve të huaja, i është referuar edhe për akuzat se spitalet nuk kanë më shtretër të lirë dhe se pacientët presin nëpër autoambulanca, duke u mohuar të gjitha deklaratat e bëra nga gazetarë dhe eksponentë të PD-së. Ndërsa lidhur me vonimin e përgjigjeve të tamponit, kryesocialisti nuk u përgjigj duke ia lënë “topin”, ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut. Kjo e fundit e pranoi që ka pasur vonesa por i justifikoi me fluksin prej rasteve në rritje. 

Rama premtoi në fjalën e tij dhe se në momentin që vaksina anti-COVID do të sigurohej do të shpërndahej falas për popullatën, duke shpjeguar gjithashtu edhe motivet e mbylljes së pjesshme të vendit. Sipas tij, infektimet në masë ndodhin në klubet e natës, pasi nuk respektohen rregullat. 

Ndërsa lidhur me Komisionin hetimor që pritet të ngrihet nga Kuvendi lidhur me raportin e Dick Marty-t, socialisti zgjodhi ta kalonte me një “no comment” për sot. 

(A.B;K.M;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret 11 nentor 2020 edi rama rama me gazetaret 11 nentor 2020

Sondazh

Poll