Rama shthur gojën ndaj opozitës: Politika e tyre është pordhë, çetë karagjozësh… Lulzim derdimeni del e flet
11 Nëntor 2020, 10:30Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp, ku ka folur lidhur me pandeminë e koronavirusit në Shqipëri ka shpërthyer keq ndaj opozitës, duke i konsideruar një ‘çetë karagjozës’. Numri një i qeverisë, Rama e konsideroi politikën e tyre “pordhë”, duke kërkuar ndihmën e gazetarëve për të treguar, sipas tij, të vërtetën që ndodh brenda spitaleve COVID.
PJESË NGA FJALA E RAMËS:
Pse nuk i ndalon infektimet me formulën e Lulzim dërdimenit, dhe Ilir Kushit. Pse nuk i ndalon infeksionet Gjermania që ka qeverisje ekselekte. Pse del kancelarja dhe thotë që gjurmimi ka hasur në vështirësi dhe thotë që nuk e ndjekim më zinxhirin e infeksionit. Pse del presidenti francez duke pohuar që ka dalë jashtë kontrollit? Pse Sllovakia që u angazhua në një program testimi nuk e ka ndaluar rritjen e infeksioneve? Pse? Po vjedh me PPP të gjithë? Është tallje poshtëruese për politikën. Është lehaqenie që kur vjen nga njerëz që përfaqësojnë njerëz që janë për të dhënë alternativa serioze, përbën krim. Është kriminale të nxisësh panik me gënjeshtra. Me sajesa e fabrikime. Janë të humbur dhe të marrë fund, prandaj nuk gjejnë dot fund. Janë futur vetë në atë qorrsokak. Çetë karagjozësh, njëri thotë ma jepni mua se e ndaloj unë infeksionin, tjetra thotë shkoni në kisha e xhamia se nuk ka COVID, pa folur për atë të Lalëzit që vazhdon me çmenduritë e veta. Vetëm dje në Itali kanë vdekur aq sa kanë vdekur në Shqipëri deri tani. Këta ngelën duke thënë jo PPP, jo vjedhje. Po pse Italia që ka kaq shumë vdekje do të thotë që po vjedh qeveria? Apo do të thotë që ne jemi më të zotë? Jo. Por këta s’dinë çfarë flasin e njëra thotë mos vini maskën, ndërsa ai tjetri u jep të vdekurve dekorata. Por politika e tyre është një PPP, që i shton një O, i shton dhe një RR të fortë, edhe një DH. Ndihmoni njerëzit dhe popullin, e vendin. Boll me ta. Raportoni në këtë situatë kaotike, ku problemi me informacionin. Prandaj e kemi thënë që është shumë e rëndësishme që njerëzit t’i referohen fakteve dhe shifrave zyrtare. Sikur ka rënë COVID vetëm në Shqipëri. Pastaj aq shumë fiksohet në drejtimin e gabuar sa edhe kur ia tregon spitalin nga brenda e quajnë film. Ndërkohë filmat me dokrra i marrin si të vërteta. E keqja ka më shumë impakt se e mira.
TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë një postim kushtuar masakrës së Krushës së Madhe në komunën e Rahovecit në K...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama në një metodë të padëgjuar më parë, gjatë konferencës sot me gazetarët, ka listuar vetëvrasjet në vendet e tjera në Evropës, duke ...
HAGË– Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi ka dalë ditën e sotme para Gjykatës Speciale, ku edhe do t’i komunikohet aktaku...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe atë të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpjegua...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer keq ndaj opozitës në konferencën e përjavshme për shtyp, e cila kësaj herë ka pasur një qendër pandeminë e koro...
TIRANË– Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka postuar një video në rrjetin social ‘Facebook’ aty ku shihen banorët e Astirit që po brohorasi...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi vijon sërish me bindjen e saj se maska në rrugë nuk duhet të jetë e detyrueshme pasi nuk ka logjikë biol...
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta duket se e ka kthyer në një zakon të përditshëm, vrapin e mëngjesit nga zona e liqenit Artificial. Thuajse &cc...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka sqaruar edhe njëherë deklaratën se pacientët do të përzgjidhen se cili do të trajtohet nëse k...