Nis paraqitja e parë e Rexhep Selimit para Gjykatës Speciale, paraqiten akuzat që rëndojnë mbi të
11 Nëntor 2020, 10:22Nga DOSJA
HAGË– Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi ka dalë ditën e sotme para Gjykatës Speciale, ku edhe do t’i komunikohet aktakuza për krime lufte gjatë periudhës së viteve 1998-1999. Gjatë fjalës së tij, Selimi ka konfirmuar nënshtetësinë e tij, emër mbiemër dhe datëlindjen.
‘Jam Rexhep Selim i lindur me 15 mars 1971. Komuna Skënderaj, Kosovë, nënshtetësi Kosovare. Po e flas dhe e kuptoj shumë mirë gjuhën shqipe‘- u shpreh Selimi.
Ai akuzohet për veprat: Përndjekje, krim kundër njerëzimit, burgosje, torturë, akte me dhunë, krime lufte, për ndalim arbitrar, trajtim mizor si krim lufte, torturë dhe vrasje të paligjshme, vrasje, vrasje e paligjshme, zhdukje me forcë e personave.
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Selimi është zyrtari i katërt që është prangosur për krime lufte dhe që po përballet me togat e zeza. Deri më tani me aktakuzën janë njohur dy ish-kryeparlamentarët e Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-presidenti Hashim Thaçi, të cilët janë deklaruar të pafajshëm.
Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe atë të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpjegua...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer keq ndaj opozitës në konferencën e përjavshme për shtyp, e cila kësaj herë ka pasur një qendër pandeminë e koro...
TIRANË– Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka postuar një video në rrjetin social ‘Facebook’ aty ku shihen banorët e Astirit që po brohorasi...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi vijon sërish me bindjen e saj se maska në rrugë nuk duhet të jetë e detyrueshme pasi nuk ka logjikë biol...
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta duket se e ka kthyer në një zakon të përditshëm, vrapin e mëngjesit nga zona e liqenit Artificial. Thuajse &cc...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka sqaruar edhe njëherë deklaratën se pacientët do të përzgjidhen se cili do të trajtohet nëse k...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet nga brenda spitalit Covid3 ku po kurohen pacientët e prekur nga Covid-19.Rama shkruan s...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur mëngjesin e sotëm me një thirrje drejtuar qeverisë. Basha kërkon që të bëhen më shumë teste si dhe të ofrohet z...
TIRANË– Jozefina Topalli zbuloi gjatë një bisede me analistin Agron Gjekmarkaj në studion e emisionit “Open”, se mund të bashkohej në një front të pë...