Politike

‘Takimi bosh’ mes Ramës dhe naftëtarëve, PD: I gënjeu në vitin 2016, po riciklon mashtrimet e vjetra

9 Nëntor 2020, 20:14 Nga DOSJA
‘Takimi bosh’ mes Ramës dhe naftëtarëve, PD: I

TIRANË– Partia Demokratike e ka konsideruar një mashtrim takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe naftëtarëve të Ballshit. Përmes një reagimi, Edmond Spaho shkruan se Rama sot përsëriti gënjeshtrat që tha në vitin 2016. Sipas Spahos, edhe në vitin 2016, Rama premtoi rinisjen e punës tek rafineria, por nuk e mbajti fjalën.

“Asnjë zgjidhje reale për naftetaret, nenkryetari i PD Edmond Spaho: Rama po riciklon genjeshtrat e dhe mashtrimet e vjetra. I genjeu ne 2016 per t’u marre voten se do te vazhdojne punen dhe do t’u jepen te gjitha parate, ndersa jepte garanci per investitorin qe erdhi mbushi xhepat e tij dhe atyre qe e sollen dhe iku. I la naftetaret 26 dite ne greve urie, duke u tallur ndersa negocionte me ekipet e futbollit. I la qe te lodhen, te deshperohen dhe ne fund te pranojne cfaredo zgjidhje qe siguron, qofte dhe ushqimin e pak diteve per femijet, qe te dale para shqiptareve si shpetimtare. Njesoj siç po ben me covid19. Fillimisht shperndau frike dhe terror te qytetaret, qe te dukej si shpetimtar, sot kur po vdesin nga 12 vete ne dite, nuk thote asnje fjale sepse nuk i behet vone kush vdes e kush jeton, sa vdesin e sa do tembesin, mjafton qe mos te mos i cenohen leket e koncesioneve dhe inceneratoreve,”- shkruan Spaho.

Rama u takua sot me përfaqësinë e naftëtarëve të Ballshit, por nuk u arrit asnjë dakortësi. Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës së naftëtarëve pasi doli nga takimi, tha se askuh nuk mori përsipër pagat e prapambetura, dhe për këtë arsye nuk ka negociata. Ndëra kryeministri ofroi mbështetje financiare. Për pagat, ai tha se nuk mbante dot përgjegjësi, ndërsa për rinisjen e punës në rafienri, nuk dha asnjë datë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edmond spaho rama takon naftetaret edmond spaho rama takon naftetaret

Sondazh

Poll

Politike 9 Nëntor 2020, 17:45

TIRANË– Klajda Gjosha, ish-ministrja e Integrimit, njëkohësisht edhe anëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka pranuar se ka kaluar Covid-19. Në një in...