Politike

Takimi me naftëtarët, Rama: Pagat e prapambetura nuk janë përgjegjësi e jona, s’përgjigjemi për to, nuk di as kur rinis

9 Nëntor 2020, 19:19 Nga DOSJA
Takimi me naftëtarët, Rama: Pagat e prapambetura nuk janë

FIER– Kryeministri Edi Rama nuk ka marrë përsipër të slyejë pagat e prapamentura të naftëtarëve. Në një deklaratë për mediat, pas dy orësh takim me përfaqësinë prej tetë personave nga naftëtarët e Ballshit, Rama tha se pagat e prapambetura, nuk janë përgjegjësi e qeverisë.

Ai shtoi se edhe për rinsijen e punës së rafinerisë, nuk kishte një afat kohor. Rama premtoi një mbështetje financiare për naftëtarët, por nuk garantoi pagat. Kryeministri tha gjithashtu se nuk dëshiron të humbasë këta punëtorë, pasi janë të zotë në atë që bëjnë.

U ulëm të qanim një hall. Po kalojnë një moment aspak të lehtë. Patëm një bashkëbisedim të hapur. Natyrisht çështja e këtyre njerëzve është një çështje që na takon ne ta adresojmë bashkë me ta. Për këtë arsye jemi të gëzuar që kemi marrë përsipër një mbështetje financiare. Nuk merremi me pagat e prapambetura, nuk është çështja jonë ajo, lidhet me detyrimet e kompanisë dhe jo me të qeverisë. Këto çështje i zgjidhin kompanitë. Të gjitha analizat tona tregojnë që rafineria nuk është përgjegjësia jonë. Rafineria nuk është për skrap. Sikur ta dija se kur mund të rinisë puna, do të ishte e thjeshtë, por nuk mund ta di këtë gjë,”- tha Rama.

Rama dhe Ruçi shkuan sot në Fier, një ditë pasi ranë dakort për një takim me naftëtarët e Ballshit. Takimi i zhvillua në Bashkinë e Fierit, me një përfaqësi prej tetë personash nga ana e naftëtarëve. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike naftëtarët e ballshit rama takon naftetaret naftëtarët e ballshit rama takon naftetaret

Sondazh

Poll

Politike 9 Nëntor 2020, 17:45

TIRANË– Klajda Gjosha, ish-ministrja e Integrimit, njëkohësisht edhe anëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka pranuar se ka kaluar Covid-19. Në një in...