Politike

Cakaj: Ministrit të Serbisë dhe ministres së Bosnjë e Hercegovinës, i kërkova njohjen e Kosovës dhe liberalizimin e vizav

9 Nëntor 2020, 16:11 Nga DOSJA
Cakaj: Ministrit të Serbisë dhe ministres së Bosnjë e

TIRANË– Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është shprehur se në mbledhjen e sotme virtuale të ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, i ka kërkuar  Ministres së Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe Ministrit të Jashtëm të Serbisë, të njohin Republikën e Kosovës. Po ashtu Cakaj, shkruan se u ka bërë thirrje për liberalizim sa më të shpejtë të vizave me Republikën e Kosovës, duke marrë parasysh plotësimin e të gjitha kushteve të nevojshme teknike.

Nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë rajonal, pa qasje përfshirëse, trajtim të barabartë dhe njohje të ndërsjellë. Në këtë kuptim, njohja e Kosovës është një hap tejet i rëndësishëm, jo vetëm në procesin e zhvillimit ekonomik e pajtimit ndëretnik në Ballkanin Perëndimor, por edhe në rritjen e kapaciteteve të përgjithshme rajonale për anëtarësim më të shpejtë në Bashkimin Evropian. Çdo vonesë në këtë proces do ta dëmtojë besueshmërinë në aftësitë vendimmarrëse të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor ” u shpreh Cakaj në reagim në rrjetet sociale

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj gent cakaj

Sondazh

Poll