Politike

PD publikon videon e ambulancave për Covid-19, Pampuri: Virusi nuk kalohet me propagande

9 Nëntor 2020, 17:37 Nga DOSJA
PD publikon videon e ambulancave për Covid-19, Pampuri: Virusi nuk kalohet

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka publikuar sot një video të të sëmurëve me Covid-19 që qëndrojnë për orë të tëra në ambulanca dhe nuk marrin shërbimin e duhur. Në Facebook Pampuri së bashku me videon ka shkruar se kjo është një qeveri që shkëmben jetët e njerëzve me propaganda.

Postimi i plotë:

Qeveria nuk ka marrë asnjë masë serioze për të përballuar pandeminë, prandaj sot të sëmurët qendrojnë për orë të tëra në ambulancë përpara se të gjendet një shtrat tek infektivi. Pavarësisht propagandës qeveritare, spitalet nuk kanë vende për të sëmurët me COVID. Nuk është çështje procedurash. Nuk ka qenë kurrë e tillë. Nëse do të ishte për burokraci, do të kishte qenë e tillë që nga fillimi. Fatkeqësisht, kemi një qeveri që e shkëmben një jetë me një video propagande.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 24,731 persona, ndërsa 571 kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambulancat e covid orjola pampuri ambulancat e covid orjola pampuri

Sondazh

Poll