Politike

9 Nëntor 2020, 17:45 Nga DOSJA

TIRANË– Klajda Gjosha, ish-ministrja e Integrimit, njëkohësisht edhe anëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka pranuar se ka kaluar Covid-19. Në një intervistë për Report TV, Klajda Gjosha, ndryshe nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se ky virusi i prek të gjithë dhe se ajo vetë e ka kaluar në familje.

E pyetur për gjendjen shëndetësore të Petrit Vasilit, i cili një ditë më parë u shtrua në reanimacion pas infektimit me Covid-19, Gjosha tha se është mirë.

“Vasili është në gjendje të mirë shëndetësore. Ky është një virus që i prek të gjithë pavarësisht se kush jemi, është përhapur në masë, ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, ndaj duhet bërë maksimumi për parandalimin e kësaj situate se nuk janë bërë testime mjaftueshëm. Jam prekur vetë në familjen time dhe e di se çfarë do të thotë të prekesh nga virusi dhe kostot financiare. Masat që janë marrë mendoj që duhet të ketë një analizë të thelluar, duhet të jenë transparente, nuk jemi kundër vendimeve të tilla, por duhet bërë me transparencë, të tregohet realiteti, a jemi realisht në shifrat 500 të prekur apo kemi kaluar në mijëra, se e gjithë Shqipëria është prekur nga COVID. Maskat patjetër që duhet të mbahet. Këtu flas që e kam kaluar prandaj ndihem e lehtësuar, duke qenë se dhe nga ana mjekësore, trupi i njeriu fiton imunitet,“- tha Gjosha.

Lajmi për infektimin e Vasilit u bë publik dje. Numri dy i LSI-së ndodhet në reanimacion në një spital privat. Ndryshe nga Gjosha dhe Vasili, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se maskat nuk duhen mbajtur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike infektohet me covid-19 petrit vasili klajda gjosha monika kryemadhi petrit vasili infektohet me covid-19 petrit vasili klajda gjosha monika kryemadhi petrit vasili

Sondazh

Poll