Politike

Takimi me Ramën/ Yuri Kim: Diskutuam mënyrat për të ecur përpara. Shumë mundësi, por edhe punë e vështirë!

9 Nëntor 2020, 18:06 Nga DOSJA
Takimi me Ramën/ Yuri Kim: Diskutuam mënyrat për të ecur

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve, në Tiranë, ka treguar se çfarë është diskutuar në takimin që ka zhvilluar me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale Kim bën të ditur se me kreun e qeverisë  ka diskutuar mbi progresin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe mbi mënyrat për të ecur përpara në bashkëpunimin mbi demokracinë, sigurinë dhe biznesin.Postimi i Yuri Kim:

Sot patëm një diskutim të shkëlqyeshëm me Kryeministrin Edi Rama për të rishikuar progresin e fundit në marrëdhëniet Amerikë-Shqipëri dhe për të diskutuar mënyrat për të ecur përpara në bashkëpunimin tonë në Demokraci, Mbrojtje dhe Biznes. Shumë mundësi (por edhe punë e vështirë!) Përpara për partneritetin tonë! #KrahPerKrah

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama yuri kim edi rama yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 9 Nëntor 2020, 17:45

TIRANË– Klajda Gjosha, ish-ministrja e Integrimit, njëkohësisht edhe anëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka pranuar se ka kaluar Covid-19. Në një in...