Politike

Ndizen 599 qirinj, të rinjtë e FRPD homazh për viktimat nga Covid-19 para kryeministrisë

9 Nëntor 2020, 16:58 Nga DOSJA
Ndizen 599 qirinj, të rinjtë e FRPD homazh për viktimat nga

TIRANË– Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë mbajtur sonte një homazh për viktimat e Covid-19. Homazhet e tyre në nder të personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit ata e kanë mbajtur  përpara Kryeministrisë, si ndërtesë simbol e qeverisë së vendit.

Mësohet se të rinjtë kanë 599 qirinj dhe me vete kanë pasur pankarta ku shkruhej “Homazhe në nder të viktimave të Covid-19”.

Siç shihet në pamje në një tjetër pankartë të të rinjve shkruhet “Sikur të mos mjaftonte sëmundja vrastare, vuajmë nga neglizhenca qeveritare”, ndërsa në një tjetër lexohej  “Ndalo vjedhjen, ndihmo shqiptarët”.

Partia Demokratike ka akuzuar në komunikatat për mediat qeverinë se ka keq-menaxhuar pandeminë e koronavirusit dhe për rrjedhojë ka sjellë vdekje të shumë personave nga Covid-19.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi te rinjte ne frpd koronavirusi ne shqiperi te rinjte ne frpd

Sondazh

Poll