Politike

Debati Rama-Basha për dosjen e Dick Marty, Drejtoresha e HRW, Lotte Leicht: E turpshme ajo që po bën kryeministri, fyerje pë

9 Nëntor 2020, 19:59 Nga DOSJA
Debati Rama-Basha për dosjen e Dick Marty, Drejtoresha e HRW, Lotte Leicht:

TIRANË– Drejtoresha e Human Rights Watch për Europën, Lotte Leicht është futur mes debatit që është zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës, konkretisht Partisë Demokratike dhe kreut të saj Lulzim Basha.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Leicht i quan të turpshme akuzat e kryeministrit për Bashën, të cilin e ka quajtur si personin që fshihet pas Shtëpisë së Verdhë. Sipas Leicht, ky është një ofendim për të gjitha viktimat.

Përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për të përdorur gjykatën e Kosovës si një armë kundër opozitës shqiptare janë të turpshme dhe të gabuara – një fyerje për viktimat,”- shkruan ajo.

Debati politik lidhur me raportin e Dick Marty-t nisi dy ditë më parë, ku Rama ka pyetur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta, pse kanë votuar pro raportin që akuzonte krerët më të lartë të UÇK-së se kishin kryer krime lufte në Shqipëri. Aktualisht Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi janë prangosur. Disa bashkëluftëtarë të tjerë, akuzohen se kanë bashkëpunuar me ta, mes tyre dhe Fatmir Limaj. Krasniqi dhe Thaçi kanë dalë sot para Gjykatës Speciale, ndërsa nesër dhe pasnesër në bankën e të akuzuarve do të ulen dhe të akuzuarit e tjerë.

 (f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e rames per dick martyn lotte leich lulzim basha akuzat e rames per dick martyn lotte leich lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 9 Nëntor 2020, 17:45

TIRANË– Klajda Gjosha, ish-ministrja e Integrimit, njëkohësisht edhe anëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka pranuar se ka kaluar Covid-19. Në një in...