Politike

31-vjetori i shembjes së Murit të Berlinit/ Meta apel qytetarëve: Është koha të bashkohemi për të mbrojtur këto vlera d

9 Nëntor 2020, 18:28 Nga DOSJA
31-vjetori i shembjes së Murit të Berlinit/ Meta apel qytetarëve:

TIRANË– Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka përkujtuar 31 vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale kreu i shtetit thotë se shembja e Murit u riktheu lirinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës në gjysmën e shtypur të Evropës, sakaq u bën apel qytetarëve për t’u bashkuar që të mbrojnë këto vlera. Po ashtu ai thotë se duhet shembur njëherë e përgjithmonë çdo mur, që na ndan sot nga Evropa e Bashkuar.

“Në 31-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit, që riktheu lirinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës në gjysmën e shtypur të Evropës, është koha të bashkohemi për të mbrojtur këto vlera dhe për të shembur njëherë e përgjithmonë çdo mur, që na ndan sot nga Evropa e Bashkuar”- shkruan Presidenti.

Muri i Berlinit u shemb më 9 nëntor të vitit 1989, dita kur mori fund dhe Lufta e Ftohtë globale mes diktaturave dhe demokracive.

Muri i ngritur në Berlnin më 1961 nga Republika Demokratike e Gjermanisë (RDGJ) e qeverisur në mënyrë diktatoriale. Pjesa perëndimore ishte një zonë 155 km e rrethuar me beton e tela me gjemba, por megjithatë njerëzit në këtë zonë mund të lëviznin anë e mbanë të lirë. Berlini Perëndimor ishte pra një ishull i lirisë në mes të territorit të RDGJ-së komuniste.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta muri i berlinit ilir meta muri i berlinit

Sondazh

Poll

Politike 9 Nëntor 2020, 17:45

TIRANË– Klajda Gjosha, ish-ministrja e Integrimit, njëkohësisht edhe anëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka pranuar se ka kaluar Covid-19. Në një in...