Politike

Samiti Mini-Shengen/ Ish-deputet i PD-së sulmon Kryeministrin Rama për marrëveshjen që lidhi me Serbinë dhe Maqedoninë e V

9 Nëntor 2020, 17:15 Nga DOSJA
Samiti Mini-Shengen/ Ish-deputet i PD-së sulmon Kryeministrin Rama për

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka sulmuar Kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për nënshkrimin e memorandumit të Mini-Shengenit Ballkanik në kohën që Qeveritarët e Kosovës ndodhen në Hagë për proces gjyqësor të supozuar. Strazimiri ka thënë se Rama po bën marrëveshje me “vllain e tij” Aleksandër Vuçiç, të cilit krimet e luftës janë të provuara dhe të dënuara.

Kur të vret vllau, s’ke kujt ia lyp gjakun…”!!!!
-Zëdhënësi i UÇK Jakup Krasniqi, është në Hagë, për “krime lufte të supozuara” …
-Zëdhënësi i Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç, me “krime lufte TË PROVUARA E TË DËNUARA”, është në TV duke u marrë vesh me “vllaun” Edvin Rama, për punë “bashkim-vllazërimi” … prapë… si në 1945 me Miladinin…

Samiti i Mini-Shengenit Ballkanik u mblodh ditën e sotme për të marrë një vendim të përbashkët për të parandaluar përhapjen Covid-19. Në mbledhjen online morën pjesë 3 shtete të Ballkanit Perëndimor, të cilat ishin Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut ku dhe nënshkruan një memorandum të përbashkët në lidhje me menaxhimin e situatës së Covid-19.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksander vucic edi rama gent strazimiri samiti mini-shengen aleksander vucic edi rama gent strazimiri samiti mini-shengen

Sondazh

Poll