Politike

Rama nxorri pamje nga COVID-3/ Bardhi i bën listën me pyetje: Pse qëndrojnë me orë në ambulancë përpara spitalit pacient

9 Nëntor 2020, 13:36 Nga DOSJA
Rama nxorri pamje nga COVID-3/ Bardhi i bën listën me pyetje: Pse

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur videos së kryeministrit Edi Rama, nga brenda spitaleve COVID. Bardhi ka shpërndarë një intervistë të disa qytetarëve që pretendonin se familjarët e tyre po kuroheshin në ambulanca pasi në spitalin Infektiv nuk kishte më shtretër. 

“Edi Rama është simboli i papërgjegjshmërisë, i paaftësisë, i mungesës së ndjeshmërisë njerëzore. Sa bosh mund ta ketë shpirtin një kryeministër që u tregon qytetarëve krevatet bosh tek Covid 3, kur njerëzit dergjen me orë të tëra në ambulanca, në pritje të lirimit të vendeve tek infektivi? Edi Rama sot ka për detyrë të mos harxhojë kohë me video të pavlera, por t’u japë përgjigje disa pyetjeve të thjeshta: Pse qëndrojnë me orë në ambulancë përpara spitalit pacientët në pritje të shtrimit në Spitalin Infektiv? Pse shumica e pacientëve janë lënë në mëshirë të fatit dhe pa mjekim nga shteti nëpër shtëpitë e tyre? Pse nuk shtrohen pacientët në COVID 3 dhe pse nuk hapet COVID 4, kur qeveria thotë se është gati?,”-shkruan Bardhi në postimin e tij. 

Numri një i qeverisë, Edi Rama iu përgjigj sot kryedemokratit Lulzim Basha për gjendjen në spitale me një video nga brenda COVID-3, duke e akuzuar se donte që të shihte vendin në kolaps.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazment bardhi koronavirusi ne shqiperi gazment bardhi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll