Aktualitet

Kapet shtetasi i shpallur në kërkim kombëtar, arrestohen në flagrancë 5 të tjerë

6 Nëntor 2020, 14:49 Nga DOSJA
Kapet shtetasi i shpallur në kërkim kombëtar, arrestohen në

TIRANE-Ditën e sotme është ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.

Komisariati i Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin A. D., 28 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë i ka vendosur revokimin e dënimit alternativ nga shërbim prove duke e konvertuar në masë sigurie “Arrest në burg” (i dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim).

Gjithashtu nga policia janë arrestuar në flagrancë edhe 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

– K. G., 21 vjeç, pasi ka vjedhur disa produkte në një qendër tregtare.

-T. M., 51 vjeç, pasi në Rrogozhinë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

A. G., 28 vjeç dhe A. K., 32 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

I. G., 18 vjeç, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale E. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 shtetas ne tirane kapet shtetasi i shpallur ne kerkim arrestohen 5 shtetas ne tirane kapet shtetasi i shpallur ne kerkim

Sondazh

Poll