Aktualitet

Investime në burgje! Ismaili kërkon vendosjen e kamerave në trupin e efektivëve: Eliminon korrupsionin dhe shantazhin ndaj t

6 Nëntor 2020, 13:42 Nga DOSJA
Investime në burgje! Ismaili kërkon vendosjen e kamerave në

TIRANË– Burgjet këkojnë që policiët e burgjeve të kenë të instaluara në trup kamera, gjatë orës së kryerjes së shërbimit. Sipas kërkesës Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve e udhëhequr nga Agim Ismaili, kamerat në trupin e policëve shërbejnë për shmangien e korrupsionin dhe të shpërdorimit të detyrës nga ana e efektivëve.

Gjithashtu, këto kamera mund të shërbejnë edhe në rastet kur vetë të dënuarit, kërcënojnë apo shantazhojnë efektivët.

Konkretisht nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është kërkuar që të blihen sisteme të reja kamerash sigurie në burgje, sistem komunikimi me radio në të gjithë territorin e IEVP-ve, kamera trupi për forcat operacionale.

I gjithë ky investim parashikohet të kapë vlerën e 78.2 miljon lekëve.

Gjithashtu është parashikuar edhe blerja e automjeteve (auto-burgje dhe auto-ambulanca), në përputhej me standartet europiane. Një gje tjëtër që pritet të bëhet është edhe instalimi i sistemeve të pavarura për mbikqyrje dhe monitorimi i kategorisë që trajtohet në regjime të posaçme për sigurinë e lartë. Edhe godinat e IEVP-ve, pritet që tu nënshtrohen një rikonstruktimi.

Makinat, rikonstruktimi i godinave dhe instalimi i sistemeve të pavarura, pritet të marrë rreth 322.8 milionë lekë për vitin 2021 nga buxheti i shtetit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agim ismaili investime ne burgje agim ismaili investime ne burgje

Sondazh

Poll