Aktualitet

“Numri i rasteve me koronavirus po rritet”/ Skënder Brataj thirrje qytetarëve: STOP mosrespektimit të masave!

6 Nëntor 2020, 13:14 Nga DOSJA
“Numri i rasteve me koronavirus po rritet”/ Skënder Brataj

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Dr. Skënder Brataj, është shprehur se masat për parandalimin e Covid-19 në vendin tonë nuk po respektohen mjaftueshëm dhe se rastet e reja me koronavirus po rriten ndjeshëm. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Brataj shkruan se numri i pacientëve ne koronavirus në spitale ditët e fundit është trefishuar numri i thirrjeve për ndihmë mjekësore drejt 127. Doktori thotë se në këto kohë është i shumë e domosdoshëm respektimi i masave në mënyrë që të parandalohet sëmundja vdekjeprurëse.

Postimi i Plotë:

STOP mosrespektimit të masave!! Masat në këtë moment, nuk po respektohen mjaftueshëm! Është thënë disa herë që do të vlerësohet efikasiteti i tyre herë pas here. Tani po përballemi me efektin e hapjes së shkollave! Ditët e fundit është trefishuar numri i thirrjeve për ndihmë mjekësore drejt 127, po ashtu numri i vizitave në banesë për të sëmurë me Covid-19. Është rritur numri i pacientëve drejt spitaleve! Manifestimet pa maska të ditëve të fundit, takimet zgjedhore pa respektim të distancimit fizik, janë burim i sigurt i shpërndarjes së infeksionit. Rritja në vazhdim e numrit të të infektuarëve në ditët e fundit është rezultat i hapjes së shkollave, mos respektimit të masave të tjera, qëndrimi në lokale pa maska ku nuk ruhet distancimi fizik! Respektimi i masave është shumë i domosdoshëm në këtë moment të pandemisë! Vetëm institucionet nuk mund t’ja dalin pa ndihmën e qytetarëve, pa bashkëpunimin tuaj! Kujdes! Virusi nuk njeh kthim mbrapa. Ai dëmton, ai nuk mban radhë, ai nuk njeh moshë, ai merr jetë, ai jeton vetëm në qelizat humane, ai jeton vetëm në trupin tonë. Ndalojeni të hyjë në trupin tuaj, respektoni rregullat e higjenës, ruani distancimin fizik, mbani maskën në të gjitha ambientet! Ndoshta shumë njerëz nuk e mendojnë si e mendoj unë, ndoshta nuk janë dakort me masat, por detyra ime është të informoj qytetarët, është të shpëtoj jetën e njerëzve! Ndoshta do më shani sot! Nuk ka rëndësi. Shëndeti juaj është i pari, shëndeti i shqipëtarëve është i pari. E rëndësishme është të veprohet tani, sot, menjëherë! Përndryshe pasojat do ti vuajmë të gjithë dhe për një kohë të gjatë!Ruani veten, ruani familjen, ruani shoqërinë, ruani jetën!Vetëm së bashku mund t’ja dalim! Dr. Skender Brataj. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll