Aktualitet

Yuri Kim kërkon ndjekjen penale të prokurorëve dhe gjyqtarëve që u shkarkuan nga Vettingu: Kusht nga BE për hapjen e negoc

6 Nëntor 2020, 14:24 Nga DOSJA
Yuri Kim kërkon ndjekjen penale të prokurorëve dhe

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka bërë thirrje për ndjekjen penale të prokurorëve dhe gjyqtarëve të përjashtuar nga sistemi i drejtësisë pas shkarkimit nga Vettingu.

Kim ka ripostuar deklaratën e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili kërkoi të njëjtën gjë një ditë më parë në parlament.

Jam dakort. Që kur ka filluar vettingu, asnjë gjyqtar apo prokuror i vetëm nuk është ndjekur penalisht apo dënuar. Nevoja për të hetuar korrupsionin në gjyqësor, përtej vetingut është përfshirë në kushtet e përcaktuara nga BE për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE,”- shkruhet në statusin e ambasadores Kim.

We agree. https://t.co/FvbrhBlwPN

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 6, 2020

Një ditë më parë gjatë fjalës së tij në Parlament, Balla akuzoi prokurorët dhe gjyqtarët, teksa shtoi se ata që e dinë që do të shkarkohen, po bëjnë pazare të pista.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll