Aktualitet

Yuri Kim mesazh sensibilizues për situatën e Covid: Maska ime është për ty

6 Nëntor 2020, 12:26 Nga DOSJA
Yuri Kim mesazh sensibilizues për situatën e Covid: Maska ime

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri,Yuri Kim ka dhënë një mesazh sensibilizues për nevojën e mbajtjes së maskës në këtë kohë pandemie. Në një video-mesazh të postuar në Tëitter, Kim ka thënë se maska është e mbrojtja më e mirë për të mos përhapur Covid-in. Ajo gjithashtu ka falenderuar ekipin mjekësor për punën e tyre të palodhshme që kanë bërë.

”Sepse jam mirënjohëse për çdo sakrificë të bërë nga mjekët, infermierët dhe shkencëtarët deri tani, sepse kujdesem për familjen dhe kolegët, sepse në këtë jemi të gjithë bashkë.
Maska ime për ty. ”- tha Kim

Në Shqipëri, numri i të infektuarve sa vjen e shtohet. Gjatë 24 orëve të fundit, u konfirmuan 7 të vdekur dhe 421 të infektuar. Në total, numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 543, ndërsa numri i të infektuarve në total ka kapur shifrën e 10,482 personave.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbani maskat mesazh sensibilizues yuri kim mbani maskat mesazh sensibilizues yuri kim

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2020, 09:30

BALLSH-Naftëtaret kanë hyrë në ditën e 23-të të grevës në Ballsh. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është rënduar por megjithatë ...