Aktualitet

Lëviznin pa maska! Gjobiten 626 qytetarë, 6 lokale ndëshkohen me 1 milionë lekë për mos respektim rregullash

6 Nëntor 2020, 13:26 Nga DOSJA
Lëviznin pa maska! Gjobiten 626 qytetarë, 6 lokale ndëshkohen me

TIRANE– Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me gjobë 626 qytetarë të cilën lëviznin pa maskë në rrugë. Gjithashtu policia ka gjobitur 6 lokale të cilat nuk kishin respektuar orarin e përcaktuar me ligj për vendosje të muzikës.

Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 626 qytetarët që po lëviznin pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, janë konstatuar 6 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobat për maskat gjobat për maskat

Sondazh

Poll