Aktualitet

Organizoi grevën e urisë në burgun e Peqinit, Verdi Morava nga burgu: Më cuan në izolim të sëmurë, kërkoj të drejtat t

6 Nëntor 2020, 13:43 Nga DOSJA
Organizoi grevën e urisë në burgun e Peqinit, Verdi Morava nga

PEQIN– Verdi Morava, i dënuari në vendin tonë për rekrutim luftëtarësh për ISIS shprehet se në burg po i shkelen të drejtat.

Nga Peqini, në një lidhje telefonike për ‘Faxnews’ Morava është shprehur se ndihet i persekutuar brenda qelisë, duke theksuar se kjo gjë nuk po i bëhet vetëm atij por dhe të dënuarve të tjerë.

Ai thotë se e kanë persekutuar pas përpilimit të peticionit që u dërgua në burgun e Peqinit, e më pas atë e morën dhe si nxitës të protestës.

“Problemi nuk është thjesht personal, pasi edhe pse mua më kanë perseketuar pas peticionit që përpilova në burgun e Peqinit, që u pasua me reagime nga disa institucione të tjera të vuajtjes së dënimit, unë kisha kohë që e kisha përpiluar peticionin, që ia kishim dërguar qoftë ministres, qoftë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ata kryejnë vepra penale të përditshme, janë 32 nene që shkelen, por një pjesë e tyre nuk ekzistojnë fare. Vetëm mua, edhe pse isha shumë i sëmurë, më çuan në ambientet e izolimit për një javë, ku refuzova dhe ushqimin, e më pas nga Peqini më çuan në burgun e Burrelit. Ajo që është e rëndësishme është se nuk ka një dokument të shkruar për transferimin tim, dhe ajo që është më thelbësore, është se në peticionin tim nuk ka asgjë të paligjshme. Së pari kërkoj të thuash drejtësi është pak, pasi të gjithë kërkesat janë të parashikuara në legjislacion, shteti shqiptar është i detyruar që të zbatojë të gjithë Konventat Europiane që kanë të bëjnë me të drejtat e të burgosurve. Çdo i dënuar gëzon të drejtat themelore, të cilat janë absolutisht të paprekshme”, u shpreh Morava.

Gjithçka nisi nga burgu i Peqinit, që përfundoi me shtrimin në spital të Kelment Balilit dhe Arbion Alikos. Më pas revoltës ju bashkuan të dënuarit në burgun e Reçit, Shënkollit dhe Rrogozhinës. Përmes një letre, të burgosurit e sigurisë së lartë iu drejtuan ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, Presidentit Ilir Meta, dhe kryeministrit Edi Rama teksa shkruanin se nuk pranojnë regjimin 41 bis. Ata kërkuan heqjen e dënimeve të përjetshme dhe përgjysmimin e dënimeve të të tjerëve. Kërkojnë rikthimin e takimit me familjarët dhe përmirësim të kushteve. Përgjigje në mënyrë institucionale nuk kanë marrë, porn ë një dalje për mediat, Gjonaj u shpreh se nuk pret që të dënuarit të pranojnë kaq lehtë këtë regjim, por që duhet të mësohen.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet verdi morava verdi morava

Sondazh

Poll