Aktualitet

U skualifikua nga KED, gjykata rikthen në garë për kushtetuesen Eugen Papandilen

6 Nëntor 2020, 13:52 Nga DOSJA
U skualifikua nga KED, gjykata rikthen në garë për kushtetuesen

TIRANE– Gjykata rikthen në garë për kushtetuesen Eugen Papandilen.

Papandile paditi KED-në pasi deklaroi se ishte skualifikuar padrejtësisht dhe tashmë ai është në garë ende për një vend si anëtar në Gjykatën Kushtetuese.

KED do të rishqyrtojë kandidimin e Eugen Papandiles i cili ka mbajtur në Gjykatën Kushtetuese postin e Sekretarit të Përgjithshëm kurse tani do të jetë anëtar- gjyqtar.

Sinan Tafaj bëri padinë së bashku me Papandilen, mirëpo gjykata nuk e ka rikthyer ne gare. Tafaj pretendon se i përmbush të gjitha kritetet dhe se është shkarkuar për disa pasaktësi në deklarimni e pasurisë, të cilat do t’i sqarojë edhe pranë Administratives. Ai thotë po ashtu se duke e skualifikuar, KED e ka diskriminuar pasi është i verbër.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eugen papandile ked eugen papandile ked

Sondazh

Poll