Aktualitet

Gjyqi ndaj Izet Haxhisë/ Gjykata pranon kërkesën, Zenel Nezaj do dëshmojë për herë të parë, pritet rrëfimi i ish-punon

6 Nëntor 2020, 12:41 Nga DOSJA
Gjyqi ndaj Izet Haxhisë/ Gjykata pranon kërkesën, Zenel Nezaj do

TIRANË– Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore për Izet Haxhinë, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Mësohet se seanca është mbajtur në gjykatën penale të Tiranës dhe Prokuroria ka risjellë edhe njëherë emrat e të paktën 18 personave që kërkohen për të dëshmuar lidhur me vrasjen. Deri më tani, Gjykata ka vendosur që të pranojë si provë edhe pamjet kur Zenel Nezaj, ish- truproja i Azem Hajdari pyetet në spital nga ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha. Kjo e fundit është dëshmia e parë dhe e vetme e Nezës lidhur me ngjarjen pas largimit të tij nga vendit. Lidhur me këtë “intervistim” do të pyetet për herë të parë nga autoritetet përkatëse edhe vetë ish-truproja që i mbijetoi breshërisë së plumbave.

“Pranohet si dëshmitar Zenel Nezaj, do t’i çohet njoftimi në adresën e rezidentit në Shqipëri dhe njoftimi edhe në shtetin e Belgjikës sipas adresës së dhënë nga avokati i Izet Haxhisë,”– shkruhet në dokumentin zyrtar të Gjykatës.

Edhe Genc Hoti, ish-punonjës i SHIK, personi të cilit Izet Haxhia pretendon se i ka treguar të gjithë ngjarjen, do të merret në pyetje. Nga ana tjetër, Gjykata ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për të pranuar si dëshmitarë: Petrit Cakrri, Strit Muldaka, Përparim Hykaj dhe Kujtim Hysën. 

Ndërkohë që ende nuk është vendosur nëse mes dëshmitarëve do të jetë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, për të cilin kërkoi edhe prokuroria që të ishte në sallën e gjyqit që të jepte dëshminë e tij. Pritet dhe vendimi për të mbijetuarit e familjes Haklaj, dy motrat Aishe dhe Zylfije, bashkë me vëllanë e tyre, Hamdiun.

(k.m/f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet izet haxhia kujtim hysa rigjykohet izet haxhia sali berisha vrasja e azem hajdarit zenel nezaj izet haxhia kujtim hysa rigjykohet izet haxhia sali berisha vrasja e azem hajdarit zenel nezaj

Sondazh

Poll