Aktualitet

“Futa mik te doktoresha dhe më vizitoi”/ Në ditën e 23 të grevës naftëtaret: Presim të takohemi me Presidentin

6 Nëntor 2020, 13:51 Nga DOSJA
“Futa mik te doktoresha dhe më vizitoi”/ Në ditën e

BALLSH- Gjendja shëndetësore e naftëtareve të Ballshit në ditën e 23 të grevës së urisë është rënduar. Ata shpehen se do t’u shkojnë deri në fund kërkesave të tyre dhe nuk do të dalin nga greva deri sa ato t’u plotësohen.

Një nga naftëtaret e cila ndodhet në grevë thotë se gjendja e tyre është kritike, sakaq shtons e ato presin që Prsidenti i Shqipërisë Ilir Meta t’i vizitojë. Ndërsa një nga naftëtaret  ka ngritur dhe denoncimin duke thënë se është vizituar me mik pasi sipas saj mjekët kanë hezituar për ta kontrolluar.

“Ne presim çdo njëri të vijë. Të vijë Presidenti është fat i madh. Jemi shumë të rënduar, jemi në një pikë shumë kritike”, u shpreh një greviste për Abcnews.

“Futa mik te doktoresha, më vizitoi, me dha recetën dhe mora ilaçe. Lekët për biletën mi dha mamaja, tani të vdesim. Un erdha sërish këtu”, tregon një tjetër naftëtare.

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë që prej disa javës ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe. Naftëtarët, prej 8 ditësh tashmë janë zevendësuar nga gratë që punonin në uzinë, të cilat për momentin konsumojnë vetëm ujë me sheqer.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grate e naftetareve ne greve naftëtarët e ballshit grate e naftetareve ne greve naftëtarët e ballshit

Sondazh

Poll