Aktualitet

ME FOTO/ Kjo është shtëpia e Talo Çelës që i hodhën tritol në oborr, xhamat iu bënë copash, detaji qëe mund të shpë

5 Nëntor 2020, 06:59 Nga DOSJA
ME FOTO/ Kjo është shtëpia e Talo Çelës që i

ELBASAN– Fotoja që po shikoni vjen nga banesa e Talo Çelës në Katund të Ri, në ambientet e jashtme të së cilës ka shpërthyer gjatë natës një sasi eksplozivi. Banesa tre katëshe e ndodhur buzë rrugës së fshatit të Elbasanit, ka pësuar dëme të mëdha materiale në pjesën e jashtme dhe xhamat janë bërë copë.

Në këtë shtëpi nuk banon askush prej kohësh, gjë që të lë të mendosh se tritoli ka qenë një mesazh për të shumëkërkuarin Talo Çela, të cili një muaj më parë i vranë të vëllanë. Ajo që mund t’i shpëtojë autorët nga identifikimi është fakti se në këtë zonë nuk ka kamera sigurie.

Kjo gjë e bën shumë të vështirë gjetjen e ndonjë pamje filmike që mund të zbardhë detajet mbi ‘selam-dërguesit’.

Tritoli u shpërthye gjatë natës, rreth orës 04:45.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shperthim me tritol te banesa e talo celes talo çela shperthim me tritol te banesa e talo celes talo çela

Sondazh

Poll