Aktualitet

Mori në telefon shokun në momentin e arrestimit, shqiptari ‘pa fat’, bie në gjurmët e policisë. Zbulohet rrjeti i trafi

4 Nëntor 2020, 20:02 Nga DOSJA
Mori në telefon shokun në momentin e arrestimit, shqiptari ‘pa

ITALI– Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi në banesë iu gjetën 4 kg marijuanë me vlerën e 4 mijë eurove.

32-vjeçari shqiptar i cili ishte pjesë e një bande droge në Milano u tradhëtua nga shoku i tij me origjinë gambiane, shpërndarës i lëndës narkotike. Ky i fundit pasi u pikas nga policia u përpoq të shmangte kontrollin, teksa hyri në një pikë interneti.

Gjatë kontrollit atij iu gjet një zarf i mbyllur që kishte marijuanë, 30 euro dhe një celular që po i binte në ato momente. Policia mori telefonin ku gjeti numrin e shqiptarit i cili u lokalizua si një furnitor i mundshëm i drogës së emigrantit nga Gambia.

Pas një kontrolli në banesën e shqiptarit, u sekuestruan 12 zarfe me 3.51 kg marijuanë, hashash, si edhe një peshore me precizion të lartë, si edhe materiale për mbështjelljen e drogës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari arrestohet ne itali shqiptari arrestohet ne itali

Sondazh

Poll