Vrau çiftin në Maltë! Daniel Muka kërkon lirinë me çdo kusht, tenton arratisjen nga burg. Gardiani pikasi ndryshimet tek k
4 Nëntor 2020, 19:39Nga DOSJA
MALTË– Shqiptari Daniel Muka, i cili akuzohet për vrasjen e dyfishtë të Christian Pandolfino dhe Igor Maciejowski është përpjekur që të arratiset nga burgu. Lajmin e kanë bërë me dije mediat malteze, të cilat shkruajnë se i riu shqiptar u ndalua falë një gardiani burgu.
Ky i fundit, vuri re që dritaret e qelisë së Mukës nuk ishin ashtu siç duheshin dhe kërkoi ndihmën e të tjerëve për të kontrolluar çfarë nuk shkonte me to. Nga kontrolli i bërë në qelinë e tij u vu re që shqiptari kishte bërë ndërhyrje tek to, ndërkohë që brenda qelisë nuk mungonin as armët e improvizuara dhe një çengel, me të cilin do të mund të kryente zbritjen nga ndërtesa.
Për të shmangur ndonjë surprizë tjetër nga shqiptari, autoritetet e burgut e kanë transferuar në një dhomë të vetme, ku nuk ka kontrakt me asnjë të dënuar tjetër.
25-vjeçar shqiptar akuzohet për vrasjen e çiftit brenda shtëpisë së tyre në Sliema më 18 gusht. Muka pranoi në polici se ai kishte vjedhur sende me vlerë, por këmbënguli se nuk kishte vrarë askënd. Por në momentin kur u prangos nga Policia, Muka mbante vënë një nga gjerdanët prej ari, i cili ishte blerë nga Pandolfino.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi dy ditë më parë në Vjenë ka folur avokati që terroristi shqiptar Kujtim Fejzullahu kishte kur u përball me...
TIRANE-Agjencia Kombetare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka reaguar në lidhje me deklaratën e Lulzim Bashës në lidhje me tregun farmaceutik. Agjencia e ka ko...
VLORË– Furtuna në Kadastrën e Vlorës, duke se është qetësuar, kur ka kaluar më shumë se një vit. Pas dorheqjeve, shkarkimeve dhe 23 zyrtarëve që ishi...
DURRES– Gjykata e Durrësit ka pezulluar punën pasi disa punonjës të saj kanë rezultuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë institucioni i cili me anë të...
TIRANË– Plagosjet e personazheve të njohur në botën e errët të krimit janë rikthyer sot, me tentativën për atentat ndaj krahut të djathtë të Durim Bamit. T...
TIRANE– Qeveria ka vendosur që të japë ndihmë financiare për bizneset e vogla dhe të mesme të cilat janë prekur nga pandemia. Kjo ndihmë do të jetë për muajt në...
TIRANE– Protokolli për kurimin e personave që janë pozitiv me COVID ka ndryshuar. Kështu ata që kurohen në shtëpi do të trajtohen me mjekun e familjes nës...
TIRANE– Shefja e Infektivit Najada Como ka reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të PD, Lulzim Basha që bëri ditën e sotme gjatë takimit me farmacistët ku u t...