Aktualitet

Zbardhet ITINERARI i kamionit me 2.6 ton kanabis/ U kaloi poshtë hundës por s’kuptuan gjë! Policia shqiptare nuk e kontroll

4 Nëntor 2020, 17:19 Nga DOSJA
Zbardhet ITINERARI i kamionit me 2.6 ton kanabis/ U kaloi poshtë

TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga “rrugëtimi” i kamionit me 2.6 ton kanabis, i cili u kap në doganën e Malit të Zi, pasi kishte kaluar territorin shqiptar. Burime për TvKlan bëjnë me dije se kamioni me targa shqiptare që drejtohej nga Elvis Çalik, ishte nisur nga Greqia dhe në dokumente kishte të shënuar që po transportonte fruta-perime për në Gjermani.

Mjeti, i mbushur me fruta-perime dhe drogë, e nisi udhëtimin e tij që prej datës 2 nëntor, kur pasi u furnizua me lëndën narkotike në Greqi, u fut në vendin tonë nga pika kufitare e Kapshticës. Sipas një burimi nga Policia kufitare, kamioni ishte i plumbosur dhe por nuk mund të hapej prej tyre pa pasur informacion për drogë. Pasi ka hyrë në Shqipëri, kamioni ka vijuar rrugën drejt Korçës, Pogradecit dhe Tiranës. Pas një pushimi të shkurtër, ka vijuar rrugë për në Laç e Shkodër, deri sa ka mbërritur në kufi.

Edhe në këtë doganë, Policia Shqiptare e ka lënë të kalonte, por pak metra më tutje shoferi është detyryar që të hapë kamionin. Aty Policia ka gjetur sasinë e kanabisi, që sipas tyre i përket një grupi kriminal shqiptar që operon në vendin tonë. Por nuk dhënë më shumë detaje për të mos cënuar hetimet. Ndërkohë edhe në Shqipëri, Policia dhe Prokuroria kanë nisur lëvizjen për të zbuluar se ku ishte destinacioni i drogës dhe se kush ishte pronari i saj.

Ndërkohë Dosja.al ka mësuar se Ervis Çalliku, 40 vjeç është pikërisht një nga aksionerët e kompanisë “Joel Trans”, me kamionët e të cilës është bërë edhe transporti i lëndës narkotike. Çalliku është bashkëaksioner me Shkëlqim Kojkun, gjithashtu biznesmen që operon në Durrës.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet droge ne podgorice elvis çalik ervis calliku shkelqim kojku droge ne podgorice elvis çalik ervis calliku shkelqim kojku

Sondazh

Poll