Aktualitet

Tritol në oborrin e vilës së Talo Çelës, shtëpia e pabanuar copëtohet në katin e parë, i shumëkërkuari i pa ‘mesazh-dërguesit’ nga kamerat e sigurisë

FOTO
Tritol në banesën e Talo Çelës. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 04:45 në fshatin Katund i Ri. Lënda eksplozive ka shkaktuar dëme në katin e parë të vilës, brenda saj nuk jetonte njeri. Shtëpia ka kamera sigurie, menaxhohen nga Çela. Vila ndodhet vetëm 150 metra larg vendit ku u vra vëllai i Talo Çelës, Bujari.
Featured image of article: Tritol në oborrin e vilës së Talo Çelës, shtëpia e pabanuar copëtohet në katin e parë, i shumëkërkuari i pa ‘mesazh-dërguesit’ nga kamerat e sigurisë Pamje nga vendi i ngjarjes dhe Talo Çela

ELBASAN– Shtëpia e Talo Çelës, një prej personave të shumëkërkuar në Shqipëri, pasi akuzohet për një seri ngjarjesh, është shpërthyer me tritol në pjesën e saj të jashtme. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:45. Si pasojë e shpërthimit, ka pasur vetëm dëme materiale, pasi në këtë banesë, në fshatin Katund i Ri, nuk jeton askush prej kohësh. Gjithasi policia ka ngritur grupin hetimor, për të hetuar në lidhje me ngjarjen.

Banesa tre katëshe, e ndodhur buzë rruge, është rrethuar dhe në vendin e ngjarjes ndodhen efektivë të shumtë.

Shtëpia e Talo Çelës

Ajo që mund t’i shpëtojë autorët nga identifikimi është fakti se në këtë zonë nuk ka kamera sigurie. Kjo gjë e bën shumë të vështirë gjetjen e ndonjë pamje filmike që mund të zbardhë detajet mbi ‘selam-dërguesit’. Ndërsa vetë banesa ka kamera sigurie, të cilat vëzhgohen nga vetë Çela nga arratia. 

Kush është Talo Çela?

I rrezikshmi, 49 vjeç nga Elbasani, prej muajsh ka kthyer mbrapahst disa prej grupeve të RENEA-s, që kanë dështuar në kapjen e tij, pas disa operacioneve të mirëorganizuara. Talo Çela akuzohet për grabitjen e 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, në bashkëpunim me grupin që u fut me mjetin e maskuar si “Hetimi Tatimor”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai akuzohet se ndihmoi pikërisht në modifikimin e këtij furgoni, gjë për të cilën ka përfituar një pjesë të mirë të parave. Çela mban mbi shpinë edhe disa akuza të tjera. Ai është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Durrësit, për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, Besmir dhe Viktor, pikërisht pas një debate për paratë e Rinasit.

Çela akuzohet të ketë bashkëpunuar edhe në vrajsen e dy të rinjve të tjerë, po në Durrës, Anxhelo Avdiaj dhe Dorian Shkoza. Këtë krim, Çela dyshohet se e ka kryer në bashkëpunim me Nuredin Dumanin, ish-mikun e tij me të cilin tashmë duket se ka hapur luftë. Talo Çela humbi të vëllanë, Bujarin, një muaj më parë. Bujar Çela, një taksist në të zezë u ekzekutua me armë zjarri teksa pinte kafenë e mëngjesit dhe priste për klientët e parë.

Për këtë ngjarje, si ekzekutor është shpallur në kërkim Dumani. Këtij të fundit, i çuan selam me tritol para pak ditësh, në banesën e kushëririt në Durrës, Skënder Hoxha.

Të kenë lidhje me njëra–tjetrën dy ‘mesazhet’ me tritol?

(f.m/dosja.al)

  • 8:48

    Efektivët rrethojnë vilën e Talo Çelës, dalin pamjet pas shpërthimit të tritolit në Elbasan, kati i parë është copëtuar

    Videoja që po shikoni tregon shtëpinë e Talo Çelës, pas shpërthimit me tritol. Siç shihet dhe nga pamjet, vila e braktisur, pasi brenda saj nuk jetonte njeri, është rrethuar nga efektivë të shumë, të cilët kanë krijuar dhe perimetrin e sigurisë me anë të shiritit të verdhë. Kati i parë i shtëpisë është copëtuar në dyer dhe në xhama, si pasojë e lëndës shpërthyese. Gjithçka ndodhi rreth orës 04:45 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Katund i Ri. Bnaesa ku shpërtheu dhe eksplozivi është vetëm 150 metra larg vendit ku u vra vëllai i Talo Çelës, Bujari.

  • 8:16

    Vetëm 150 metra larg vendit ku i vranë të vëllanë, shtëpia e Talo Çelës ka kamera sigurie, tritol-vënësit i pa vetëm i shumëkërkuari nga arratia

    Banesa e Talo Çelës, në oborrin e të cilës shpërtheu një sasi lënde eksplozive është e pajisur me kamera sigurie. Mësohet se kamerat janë pikasur nga grupi hetimor, në disa zona të banesës por askush nuk mund të sekuestrojë pamjet e tyre filmike. Kamerat mund t’i mbajë nën vëzhgim vetëm personi që ka kodet e tyre, dhe me shumë mundësi, vetë Talo Çela ka arritur të pikasë persona që i dërguarn mesazhin me tritol, rreth orës 04:45 të mëngjesit të sotëm. Banesa trekatëshe ndodhet në fshatin Katund i Ri, vetëm 150 metra larg vendit ku u ezkutua vëllai i Çelës, Bujari. 

  • 7:59

    ME FOTO/ Kjo është shtëpia e Talo Çelës që i hodhën tritol në oborr, xhamat iu bënë copash, detaji qëe mund të shpëtojë ‘selam-dërguesit’

    Fotoja që po shikoni vjen nga banesa e Talo Çelës në Katund të Ri, në ambientet e jashtme të së cilës ka shpërthyer gjatë natës një sasi eksplozivi. Banesa tre katëshe e ndodhur buzë rrugës së fshatit të Elbasanit ka pësuar dëme të mëdha materiale në pjesën e jashtme dhe xhamat janë bërë copë. Në këtë shtëpi nuk banon askush prej kohësh, gjë që të lë të mendosh se tritoli ka qenë një mesazh për të shumëkërkuarin Talo Çela, të cilit një muaj më parë i vranë të vëllanë. Ajo që mund t’i shpëtojë autorët nga identifikimi është fakti se në këtë zonë nuk ka kamera sigurie.

    Shtëpia e Talo Çelës

    Kjo gjë e bën shumë të vështirë gjetjen e ndonjë pamje filmike që mund të zbardhë detajet mbi ‘selam-dërguesit’.

  • 7:15

    Njoftimi i policisë

    Njoftimi i policisë: Më datë 05.11.2020, rreth orës 04:45, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan,  në pjesën e jashtme të banesës e cila është e pabanueshme  në pronësi  shtetasit T.Ç., 49 vjeç, ka shpërthyer një sasi  dyshohet  lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme  materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shto Koment