Aktualitet

Gjest dashurie! Ambasada shqiptare në Greqi jep lajmin e mirë për të miturin Enriko Mane, si është gjendja e 14-vjeçarit

4 Nëntor 2020, 20:20 Nga DOSJA
Gjest dashurie! Ambasada shqiptare në Greqi jep lajmin e mirë për

ATHINË– Ambasada Shqiptare në Greqi ka dhënë një lajm të mirë për të miturin shqiptar, Enriko Mane, i cili mbeti i plagosur nga tërmeti i fuqishëm që goditi ishullin e Samosit.

Sipas ambasadës, Enriko, me origjinë nga Fieri është drejt përmirësimit dhe se do të lërë shumë shpejt shtratin e spitalit.

“Eriko eshtë drejt përmirësimit, gjendja e tij shendetësore është e stabilizuar dhe pritet që së shpejti t’i kthehet normalitetit. Mjekët e spitalit janë duke dhënë kontributin maksimal për përmirësimin e tij. Gjatë vizitës së sotme, stafi i Ambasadës i dhuroi një dhuratë simbolike si një gjest dashurie për heroin tonë Eriko,”-shkruahet në postimin e ambasadës.

POSTIMI I PLOTË: 

Mane është një prej të plagosurit nga tërmeti që tronditi Greqinë dhe Turqinë pak ditë më parë. Në ishullin e Samosit u shënuan vetëm 2 viktima, ndërsa në Turqi janë raportuar për 114 persona që kanë ndërruar jetë. Megjithatë kërkimet nën rrënoja ende vijojnë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enriko mane termeti ne samos enriko mane termeti ne samos

Sondazh

Poll