Aktualitet

Ndërron jetë në Paris gjuhëtari i njohur shqiptar, Remzi Përnaska

4 Nëntor 2020, 19:46 Nga DOSJA
Ndërron jetë në Paris gjuhëtari i njohur shqiptar, Remzi

TIRANE-Ditën e sotme ka ndërruar jetë në Paris, gjuhëtari i njohur shqiptar, Profesor Doktor Remzi Pernaska, gjuhëtar shqiptar dhe francez, studiues dhe pedagog prej më shumë se 50 vjetësh. Ai ka qenë njohës i disa gjuhëve të huaja, ka mbrojtur tri doktorata në gjuhësi, dy në Francë dhe një në Shqipëri.

Gjuhetari ka qënë anëtar i disa shoqatave gjuhësore të Francës dhe Parisit dhe pjesëtar komisionesh dhe redaksish botuese në Shqipëri. Përnaska ka qenë patriot në ndihmë të çështjes shqiptare në Paris.

BOTIMET E TIJ:

Ai hartoi një doracak me titullin “Parlons albanais”, që u botua më 1999 nga Shtëpia Botuese “Lë Harmattan”. Bashkautor Ch. Gut dhe A. Gut. Ka botuar gjithashtu punimin doktoratës së shtetit, dy doracakë “Glossaire et guide militaire de conversation francais – albanais”, E.I.R.E.L, Alb. 02, Strasbourg, 1997, 222 f. dhe “Elements de grammaire albanaise”, Complement au Glossaire Alb 02, E.I.R.E.L, Alb. 03, Strasbourg, 1997, 60 f. Punon prej shumë vitesh për hartimin e një fjalori shqip-frëngjisht të tipit të mesëm (mbi 60.000 fjalë) në Laboratorin FORELL të Universitetit të Puatjesë (shih “Les cahiers FORELL, textes, languages, informatique”, N° 7, Poitiers, 1996, faqet 199-216). Në të njëjtën kohë ai punon për pjesën shqipe në një fjalor shprehjesh që po hartohet nga Qendra e Kërkimeve dhe e Studimeve për Përhapjen e Frëngjishtes të Ecole Normale. Superieure à Fontenay/Saint-Cloud. Për mësimin e gjuhës shqipe nga frankofonët, në Institutin e Gjuhëve dhe të Qytetërimeve të Lindjes në Paris ka përgatitur një gramatikë, një përmbledhje me tekste dhe elemente të nj’ metode. Në bashkëpunim me kolegët shqiptarë të këtij Instituti është përgatitur një antologji me pjesë të zgjedhura nga letërsia shqipe. Këto janë shumëfishuar me metoda reprografimi për nevojat e mësimdhënies, por ende nuk janë botuar nga ky Institut. Që nga viti shkollor 1997-1998 e deri sa doli në pension ka qenë “Professeur associe” në Ecole pratique des hautes études të Sorbonës ku ka drejtuar edhe Seminarin për tekstet e vjetra në gjuhën shqipe. Ai njihet si ndër autorët e parë të teksteve shkollore për arsimin e lartë dhe të mesëm (shkolla pedagogjike). Në bashkëpunim me Lumnie Boriçin, ka përgatitur emisionet për mësimin e gjuhës shqipe për të huajt në Radio-Tirana. Ka marrë pjesë në tubime shkencore e komisione për informatizimin e të dhënave gjuhësore shqipe si në Gjermani dhe në European Commission, Directorate-General, Joint Research Centre në Itali. Bashkëpunoi me pedagogen e informatikës të Universitetit të Sorbonës Odil Piton për informatizimin e të dhënave gjuhësore të shqipes. Kauzës së njohjes dhe studimit të shqipes i shërben edhe puna prej përkthyesi të spikatur që ka bërë dhe vazhdon të bëjë profesor Përnaska. Kështu, ai kam përkthyer nga frëngjishtja këta libra: Luan Starova, Faik Konitza et Guillaume Apollinaire – une amitie europienne, L’Esprit des Peninsules, Paris, 1998, 239 f.; Christian Gut, Pasco Vassa (1825 – 1892), Prishtin’, 2008, 760 f.; Gabriel-Xavier Culioli, La terre des seigneurs, Un sicle de la vie d’une famille corse, Lieu commun, Paris, 1986, 181 f.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nderron jete gjuhetari remzi përnaska nderron jete gjuhetari remzi përnaska

Sondazh

Poll