Aktualitet

Disa të infektuar, pezullohet puna në gjykatën e Durrësit. Institucioni njofton datën e rinisjes së punës

4 Nëntor 2020, 17:08 Nga DOSJA
Disa të infektuar, pezullohet puna në gjykatën e Durrësit.

DURRES– Gjykata e Durrësit ka pezulluar punën pasi disa punonjës të saj kanë rezultuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë institucioni i cili me anë të një njoftimi shkruan se punonjësit të cilët janë pozitivë janë karantinuar në banesat e tyre.

Për pasojë, është vendosur pezullimi i veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore deri me 16 nëntor. Sipas njoftimit nga ky vendim përjashtohen veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore, që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme.

Njoftimi i plotë:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës ka rezultuar se disa prej gjyqtarëve dhe punonjësve të administratës gjyqësore kanë shfaqur simptoma të infektimit nga COVID – 19 dhe po trajtohen nga ana mjekësore për këtë infeksion. Gjendur në këtë situatë të jashtëzakonshme pandemie, në funksion të reduktimit të transmetimit të virusit midis punonjësve apo dhe përdoruesve të gjykatës dhe sigurimit të zbatimit me rigorozitet të protokolleve të përcaktuara për situatën COVID – 19, Këshilli i Gjykatës u mblodh për marrjen e masave me qëllim për t’i siguruar punonjësve sigurinë për shëndetin e tyre. Sa më sipër, bazuar në nenin 38 të ligjit nr.98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, Aktin Normativ nr.9, datë 25.03.2020 të Këshillit të Ministrave, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.243, datë 24.03.2020 “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, Udhëzimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor Nr. 146 datë 27.04.2020 “Për përcaktimin e masave për kufizimin e përhapjes së COVID-19 gjatë ushtrimit të veprimtarisë gjyqësore dhe administrative në gjykata” , Këshilli i Gjykatës

Vendosi:

Pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore, që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme. Përjashtohen nga efektet të këtij pezullimi, seancat e vlerësimit të masave të sigurisë, dhe të gjithë masat me karakter të ngutshëm.
Në çdo rast nga ana e gjykatës duhet të shmanget prania e publikut në zhvillimin e seancave gjyqësore. Kohëzgjatja e pezullimit, parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi, do të jetë nga data 05.11.2020-16.11.2020. Orari i shërbimit për paraqitjen e kërkesave me karakter të ngutshëm nga publiku do të jetë nga ora 10:00-11:00 të çdo dite.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e durresit me covid pezullohet puna ne gjykaten e durresit gjykata e durresit me covid pezullohet puna ne gjykaten e durresit

Sondazh

Poll