Aktualitet

Agjencia Kombëtare e Barnave deklaroi se janë importuar rreth 34.500 mijë vaksina antigrip, Unioni i Farmacistëve i përgën

4 Nëntor 2020, 19:11 Nga DOSJA
Agjencia Kombëtare e Barnave deklaroi se janë importuar rreth 34.500

TIRANE-Agjencia Kombetare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka reaguar në lidhje me deklaratën e Lulzim Bashës në lidhje me tregun farmaceutik. Agjencia e ka konsideruar të pavend përdorimin politik të urdhrit të farmacisteve duke shtuar më tej se është e pavërtetë se deri më sot janë importuar vetëm 9500 vaksina antigrip. Agjensia ka dhënë numrin e plotë të vaksianve duke e vënë theksin se ministria nuk e ka ndërprerë asnjëherë punën për t’iu përgjigjur kërkesave të subjekteve private.

Sa i përket tregut të hapur farmaceutik, pranë Agjencisë Kombëtare te Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deri më tani janë importuar rreth 34.500 mijë vaksina antigrip, nga disa subjekte te ndryshme tregtare dhe shifra e permendur sot eshte importuar nga vetem njeri prej tyre. Nga ana tjetër, qeveria shqiptare ka mundur të sigurojë një sasi prej 368 mijë doza vaksinash. Nga kjo sasi, në muajin shtator janë importuar 70 mijë doza dhe pjesa tjeter importohet sipas kalendarit te paracaktuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore gjatë periudhës së pandemisë nuk kanë ndërprere asnjë ditë punën për t’iu përgjigjur kërkesave të subjekteve private, si atyre importuese, ashtu dhe prodhimit vendas, në mënyrë që tregu farmaceutik si publik ashtu edhe privat të mos ketë mungesa të barnave.”, thuhet në reagimin e Agjencisë Kombëtare të Barnave.

Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me reagimin e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Ato deklarojnë se i qëndrojnë deklaratës së bërë se vetëm 9500 vaksina janë pajisur me autorizim për tregun e hapur. Më tej ata shkruajnë se janë të pavërteta shifrat që agjensia publik e se në treg nuk ka vaksina.

Në përgjigje të reagimit të AKBPM, mbi takimin dhe temat e diskutuara me kryetarin e Partisë Demokratike, Z Lulzim Basha, sqarojmë si më poshtë: Urdhri i Farmacistëve është ent publik i pavarur, qëllim dhe mision parësor ka shëndetin e popullatës. Urdhri i Farmacistëve nuk i kërkon leje Agjencise dhe askujt për takimet dhe aktivitetet që zhvillon, Urdhri është i hapur dhe i gatshëm të takojë e të informoje mbi problematikat e sistemit farmaceutik, cdo institucion apo individë, qofshin këta edhe drejtues partish apo organizatash. Koha ka treguar se Urdhri i Farmacistëve nuk përdoret dhe nuk bëhet fasadë e askujt. Në lidhje me cështjen e vaksinave të gripit, Urdhri i qëndron deklaratës së bërë se vetëm 9500 vaksina janë pajisur me autorizim për tregun e hapur.
Të PAVËRTETA janë shifrat që Agjencia deklaron, jo vetëm se në të njëjtën deklaratë një herë thonë që deri tani janë importuar 34500 dhe një herë thonë që në shtator janë importuar 70000 vaksina, por se E VËRTETA ËSHTË SE NË TREG VAKSINA NUK KA.
Nëse ka, Agjencia të na tregoje ne dhe popullatës se ku janë. Urdhri i Farmacistëve, është i gatshtshëm që të debatojë institucionisht dhe publikisht, kurdo dhe kudo, me AKBPM dhe me çdo institucion tjetër, mbi të gjitha cështjet që kanë të bëjnë me barnat dhe shërbinin farmaceutik.’

Debati mes dy institucioneve nisi pasi ditën e sotme pasi kryedemokrati Lulzim Basha në një takim me Urdhërin e Farmacistëve folën në lidhje me vaksinat që kanë ardhur në vend. Gjatë mbledhjes Sekretari i Urdhrit të Farmacistëve, Dëfrim Goma, tha se në vendin tonë kanë hyrë vetëm 9,500 vaksina anti-grip, ndryshe nga çfarë ka deklaruar ministrja Ogerta Manastirliu. Kjo ka nxitur dhe deklaratat e mësipërme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agjencia kombëtare e barnave dhe pajisjeve mjekësore urdhëri i farmacistë të shqipërisë agjencia kombëtare e barnave dhe pajisjeve mjekësore urdhëri i farmacistë të shqipërisë

Sondazh

Poll