Aktualitet

Tritol në oborrin e vilës së Talo Çelës, shtëpia e pabanuar copëtohet në katin e parë, i shumëkërkuari i pa ‘mesazh

5 Nëntor 2020, 06:15 Nga DOSJA
Tritol në oborrin e vilës së Talo Çelës, shtëpia

ELBASAN– Shtëpia e Talo Çelës, një prej personave të shumëkërkuar në Shqipëri, pasi akuzohet për një seri ngjarjesh, është shpërthyer me tritol në pjesën e saj të jashtme. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:45. Si pasojë e shpërthimit, ka pasur vetëm dëme materiale, pasi në këtë banesë, në fshatin Katund i Ri, nuk jeton askush prej kohësh. Gjithasi policia ka ngritur grupin hetimor, për të hetuar në lidhje me ngjarjen.

Banesa tre katëshe, e ndodhur buzë rruge, është rrethuar dhe në vendin e ngjarjes ndodhen efektivë të shumtë.

Ajo që mund t’i shpëtojë autorët nga identifikimi është fakti se në këtë zonë nuk ka kamera sigurie. Kjo gjë e bën shumë të vështirë gjetjen e ndonjë pamje filmike që mund të zbardhë detajet mbi ‘selam-dërguesit’. Ndërsa vetë banesa ka kamera sigurie, të cilat vëzhgohen nga vetë Çela nga arratia. 

Kush është Talo Çela?

I rrezikshmi, 49 vjeç nga Elbasani, prej muajsh ka kthyer mbrapahst disa prej grupeve të RENEA-s, që kanë dështuar në kapjen e tij, pas disa operacioneve të mirëorganizuara. Talo Çela akuzohet për grabitjen e 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, në bashkëpunim me grupin që u fut me mjetin e maskuar si “Hetimi Tatimor”.

Ai akuzohet se ndihmoi pikërisht në modifikimin e këtij furgoni, gjë për të cilën ka përfituar një pjesë të mirë të parave. Çela mban mbi shpinë edhe disa akuza të tjera. Ai është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Durrësit, për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, Besmir dhe Viktor, pikërisht pas një debate për paratë e Rinasit.

Çela akuzohet të ketë bashkëpunuar edhe në vrajsen e dy të rinjve të tjerë, po në Durrës, Anxhelo Avdiaj dhe Dorian Shkoza. Këtë krim, Çela dyshohet se e ka kryer në bashkëpunim me Nuredin Dumanin, ish-mikun e tij me të cilin tashmë duket se ka hapur luftë. Talo Çela humbi të vëllanë, Bujarin, një muaj më parë. Bujar Çela, një taksist në të zezë u ekzekutua me armë zjarri teksa pinte kafenë e mëngjesit dhe priste për klientët e parë.

Për këtë ngjarje, si ekzekutor është shpallur në kërkim Dumani. Këtij të fundit, i çuan selam me tritol para pak ditësh, në banesën e kushëririt në Durrës, Skënder Hoxha.

Të kenë lidhje me njëra–tjetrën dy ‘mesazhet’ me tritol?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besmir haxhia nuredin dumani shperthim me tritol te banesa e talo celes talo çela viktor haxhia besmir haxhia nuredin dumani shperthim me tritol te banesa e talo celes talo çela viktor haxhia

Sondazh

Poll