Politike

U ndërprenë punimet, Rama nga Kukësi tregon arsyen, kryeministri: Aeroportin e Vlorës na e morën më sysh

31 Tetor 2020, 09:19 Nga DOSJA
U ndërprenë punimet, Rama nga Kukësi tregon arsyen, kryeministri:

KUKËS– Nga Kukësi ku mori pjesë në aktivitetin “Deputeti që Duam”, kryeministri Edi Rama foli edhe për premtimin e ndërtimit të Aeroportit të Kukësit. Kryeministri foli dhe për atë të Vlorës dhe foli për një “marrje më sysh”, të garës.

Unë kam këmbëngulur pa pushim që të realizohet aeroporti i Kukësit dhe po bëjmë çmos që ta finalizojmë këtë proces. Aeroporti i Vlorës është si i marrë sysh, gara ndërkombëtare u hap dhe u ndërpre në mes nga Covidi dhe tani duhet ta rihapim. Industria aeroportuale është goditur më shumë se të gjitha industritë e tjera ju e dini vetë këtë gjë për shkakt të uljes së fluturimeve në të gjithë botën si rezultat i Covidit.“-tha Rama.

(a.k;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aeroporti i kukesit aeroporti i vlores edi rama aeroporti i kukesit aeroporti i vlores edi rama

Sondazh

Poll