Politike

Ilir Meta: Kam vite që nuk fle gjumë, do ta ngre popullin edhe një herë se po vjen momenti final

30 Tetor 2020, 22:33 Nga DOSJA
Ilir Meta: Kam vite që nuk fle gjumë, do ta ngre popullin edhe

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se e ka në plan që të ngrejë popullin shqiptar në këmbë, edhe njëherë, siç bëri me datë 2 mars. I ftuar në studion e ‘Zonë e lirë”, Meta tha se ka vite që nuk fle gjumë dhe se e ka në plan me shpirt që ta ngrejë popullin shqiptar.

Presidenti Meta tha se populli shqiptar nuk është i trembur dhe nuk është ashtu siç thotë Rama që atij nuk ‘ju ngrihet’.

Pjesë nga biseda

Ilir Meta: E kam thënë një vit para, që në asnjë mënyrë të mos i digjni.

Arian Çuri: Në mënyrë që ata kanë dalë jashtë ju kanë çarmatosur?

Ilir Meta: Kë kanë çarmatosur?

Arian Çuri: Juve personalisht

Ilir Meta: Pse më kanë çarmatosur?

Arian Çuri: Ju kanë hequr të gjitha instrumentet politikë.

Ilir Meta: Po, por a e heqin dot popullin?

Arian Çuri: Është i trembur dhe populli nga Covid-i dhe nuk del as nga shtëpia. Policia thotë hajde këtu se do ju vemë gjoba, populli vete vetë me këmbët e tyre

Ilir Meta: Me të vërtetë flisni kështu ju?

Arian Çuri: Ky është popull shumë i butë.

Ilir Meta: Vërtetë mendoni që shqiptarët qenkan popull i trembur. Apo siç thotë ai vagabondi që e keni me video popullit që nuk ju ngrefet.

Arian Çuri: Patjetër. Unë po i nxis të ngrihen.

Ilir Meta: Mos ki merak se kur i nxis i ngre unë. Edhe njëherë, vetëm njëherë do t’i ngre…

Arian Çuri: Kur, ngriji pra…

Ilir Meta: Atëherë kur duhet…

Arian Çuri: Pas 25 Prillit…

Ilir Meta: Unë do t’i ngre atë ditë që do të jetë dita e fundit. E kam me shpirt, e kam me plan, e kam me strategji se kam vite që nuk fle gjumë. Tani po vjen momenti final dhe kam për detyrë t’i paralajmëroj të gjithë që të mos më thonë që Presidenti ka bërë diçka që nuk e tha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 30 Tetor 2020, 21:50

TIRANË– Presidenti Ilir Meta u është përgjigjur edhe pyetjeve thumbuese nga aktori Rezart Veleshnja, që ka luajtur rolin e moderatorit Arian Çani. I...