Prokuroria e Përgjithshme kërkesë ILD-së për hetim desiplinor ndaj prokurorit Shkëlqim Kokona
31 Tetor 2020, 08:41Nga DOSJA
TIRANË- Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e prokurorit Shkëlqim Kokona në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, organi i akuzës thekson se në bazë të informacioneve që ka institucioni, Kokona ka shkelur ligjin gjatë ushtrimit të detyrës.
NJOFTIMI I PLOTË I PROKURORISË:
-Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela bazuar në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, në datën 30.10.2020 i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorit Shkëlqim Kokona në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.
Pas informacioneve të marra nga Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, Sektori i Monitorimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka vijuar me ndjekjen dhe monitorimin e rastit, duke konstatuar veprime të cilat përbëjnë indicie për shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorit Kokona në lidhje me funksionin e tij si magjistrat sipas nenit 102 pika 1 gërma “b” të ligjit 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr. 48/2019.
Ky është rasti i parë që nga krijimi i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë që Prokurori i Përgjithshëm i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e inspektimit disiplinor për një prokuror, shprehje kjo e vullnetit për të kontribuar në mirëfunksionimin e shërbimit të prokurorisë në të gjitha nivelet, përmes një qasje proaktive dhe rritjes se koordinimit ndërinstitucional, duke synuar rritjen e përgjegjshmërisë së prokurorëve dhe zhdukjen e kulturës së pandëshkueshmërisë brenda institucioneve të drejtësisë.
(a.k;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur se miratimi i mdryshimeve në Kodin Zgjedhor ishte akti që kërkonte të nxirrte Shqipërinë nga shinat. I ftuar në...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur se nuk ndjen asnjë përgjegjësie për faktin se ka bërë Edi Rama, kryeministër të Shqipërisë. Meta, i ftuar...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se e ka në plan që të ngrejë popullin shqiptar në këmbë, edhe njëherë, siç bëri me datë 2 mars. I ftuar në...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur i bindur se zgjedhjet e 25 prillit nuk mund të shtyhen për asnjë arsye në botë. I ftuar në “Zonë e lirë”, i pye...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po sfidon Brukselin, rivoton Kodin Zgjedhor edhe pa pritur Komisionin e Venecias.I...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka rrëfyer ambicien që ka në politikë. I ftuar në “Zonë e lirë”, Meta është pyetur nëse një ditë do të bëhet kryeministë...
Politike30 Tetor 2020, 21:50
TIRANË– Presidenti Ilir Meta u është përgjigjur edhe pyetjeve thumbuese nga aktori Rezart Veleshnja, që ka luajtur rolin e moderatorit Arian Çani. I...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është përgjigjur pas akuzave se i ka dhënë nënshtetësinë futbollistit Cobina, me procedurë të përshpejtuar. I ftuar në s...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është përplasur me gazetarin Arian Çani mbrëmjen e sotme. I ftuar në studion e “Zonë e lirë”, Meta u nervozua pasi &Cce...