Politike

A ke përgjegjësi që e bëre Ramën kryeministër? Meta: Nuk e dija se si ishte, tani e kam të qartë

30 Tetor 2020, 22:43 Nga DOSJA
A ke përgjegjësi që e bëre Ramën kryeministër?

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur se nuk ndjen asnjë përgjegjësie për faktin se ka bërë Edi Rama, kryeministër të Shqipërisë. Meta, i ftuar në ‘Zonë e lirë”, tha se ka bërë marrëveshje para zgjedhjeve dhe se nuk e kishte idenë si ishte Rama.

Presidenti shtoi se ai i vuri kushtet e qarta kur bëri marrëveshjen por që tashmë e ka shumë të qartë se si është kryeministri Edi Rama.

“Ilir Meta nuk ka asnjë përgjegjësi. Unë kam bërë me zotëritë marrëveshje para zgjedhjeve. Ishin bllokuar tre ligjet për integrimin por kushti ishte që do votosh tre ligjet tani për të zhbllokuar integrimin. Kushtet e mia kanë qenë në këtë drejtim. Nuk kam asnjë përgjegjësi që janë marrë. Nuk e kam ditur që ky është pjesë e kësaj, tani e kam të qartë dhe e kam të qartë se si funksionon. Këto që thash janë fakte sa i takon procesit të integrimit në raport me Maqedoninë. E vetmja gjë pozitive që ka ndodhur është rekomandimi pozitiv që u dha në 2016. Kjo është historia. Kjo është shumë serioze dhe lidhet me shumë gjëra të tjera,”- tha Meta ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 30 Tetor 2020, 21:50

TIRANË– Presidenti Ilir Meta u është përgjigjur edhe pyetjeve thumbuese nga aktori Rezart Veleshnja, që ka luajtur rolin e moderatorit Arian Çani. I...