Politike

Ilir Meta: Kam frikë të dal në rrugë, njerëzit më kërkojnë të shpërndaj parlamentin, ky vend është kapur nga Rama dh

30 Tetor 2020, 22:06 Nga DOSJA
Ilir Meta: Kam frikë të dal në rrugë, njerëzit më

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po sfidon Brukselin, rivoton Kodin Zgjedhor edhe pa pritur Komisionin e Venecias.

I ftuar në “Zonë e lirë”, Meta u pyet se ku e gjen Rama fuqinë që i kryen këto veprime në këtë mënyrë dhe Presidenti shtoi se ka frikë të dalë në rrugë, pasi të gjithë njerëzit i kërkojnë që të shpërndajë parlamentin. Meta tha se këtë shtet e ka kapur Edi Rama dhe disa ndërkombëtarë, që i quajti palaço.

Pjesë nga biseda:

Arian Çani: Rama sfidon Brukselin, s’pret Venecian, rivoton Kodin/ Ku e gjen këtë super fuqi?

Ilir Meta: Presidenti ua ka thënë me kohë, shteti është kapur, institucionet kanë rënë. Çdo gjë në kohën e duhur. Kjo është beteja e parë që fillon rivendosja e rendit kushtetues në Shqipëri. Këtë krizë e ka krijuar Edi Rama, disa ndërkombëtarë palaço që morën anët e tij. Kjo është e vetmja gjë që më thonë njerëzit, shpërndaje parlamentin. Jam lideri i Shqipërisë sot, më intereson e ardhmja e Shqipërisë.

Arjan Çuri: Nëse njerëzit nuk do reagojnë masivisht, çështja është problematike përtej 25 prillit. Ky Kod e bën luftën elektorale të pabarabartë

Ilir Meta: Dilni e pyesni 50 shqiptarë, a janë të kënaqur apo jo dhe do ta shikoni përgjigjen. Kjo e vërtetë e tmerrshme e detyron zotërinë të bëjë këtë përmbysje të marrëveshjes, ta çojë Shqipërinë në një drejtim të paditur kundër Europës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 30 Tetor 2020, 21:50

TIRANË– Presidenti Ilir Meta u është përgjigjur edhe pyetjeve thumbuese nga aktori Rezart Veleshnja, që ka luajtur rolin e moderatorit Arian Çani. I...