Politike

Rama në Kukës: Aeroporti do të hapë 1000 vende pune, Meta është kthyer në lolo, zgjedhjet në PD u kthyen në hajgare…

31 Tetor 2020, 09:06 Nga DOSJA
Rama në Kukës: Aeroporti do të hapë 1000 vende pune, Meta

KUKES- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte sot i pranishëm në  aktivitetin “Deputeti që duam”, në Kukës. Rama është shprehur se do të kthejë qytetarët kukësian në vend me ndërtimin e aeroportit, madje duke i sjellë vota edhe rivalit politik, Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, kryeministri tha  se në Aeroportin e Kukësit do të hapen 1000 vende pune, ndërsa vijoi më tej duke sqaruar se 1 euro e investuar në një aeroport llogaritet të sjellë 17-23 euro të tjera, si rezultat i atij investimi.

Ndërkohë, Rama premtoi se aeoporti i Kukësit do të ketë linja fluturimi që nuk i ka as Aeroporti i Tiranës dhe as ai i Prishtinës. Kryeministri ka treguar edhe arsyen se pse u ndërprenë punimet në aeroportin e Vlorës dhe sipas tij ai tha se e morën ky aeroporti u mor ”më sysh”.

Kreu i qeverisë, në fjalën e tij i është përgjigjur në mënyrë indirekte deklaratave të ashpra të Presidentit Ilir Meta, i cili e quajti këlysh blloku, duke e quajtur presidentin një “lolo”. Rama foli edhe për premtimet e mandatit të tretë, ku shtoi se nëse e fiton të gjithë kriminelët, biznesmenët dhe politikanët do të japin llogari për padrejtësitë që kanë bërë.

(A.k;F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama në kukës nisma deputeti qe duam edi rama edi rama në kukës nisma deputeti qe duam

Sondazh

Poll

Politike 30 Tetor 2020, 21:50

TIRANË– Presidenti Ilir Meta u është përgjigjur edhe pyetjeve thumbuese nga aktori Rezart Veleshnja, që ka luajtur rolin e moderatorit Arian Çani. I...