Politike

A do të shtyhen zgjedhjet e 25 prillit për shkak të Covid-19? Meta: Zero shanse, veç mund të afrohen

30 Tetor 2020, 22:19 Nga DOSJA
A do të shtyhen zgjedhjet e 25 prillit për shkak të Covid-19?

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur i bindur se zgjedhjet e 25 prillit nuk mund të shtyhen për asnjë arsye në botë. I ftuar në “Zonë e lirë”, i pyetur nëse zgjedhjet mund të shtyheshin për shkak të Covid-19, Meta tha se nuk ka asnjë shans që të ndodhë.

Sipas Presidentit, 25 prilli është afati i fundit, dhe me sjelljet e kryeministrit Edi Rama, data e zgjedhjeve, vetëm mund të afrohet

“Ka zero shans, me zgjedhjet  e veta të papërgjegjshme vetëm mund t’i afrojë. Nuk mund të ketë kurrë amnisti me atë që ka ndodhur me TK, e ka treguar qartë që nuk ka asnjë interes për shëndetin e njerëzve. 25 prilli është afati i fundit, me çdo gjë që do ndodhi,”- tha Meta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 30 Tetor 2020, 21:50

TIRANË– Presidenti Ilir Meta u është përgjigjur edhe pyetjeve thumbuese nga aktori Rezart Veleshnja, që ka luajtur rolin e moderatorit Arian Çani. I...